Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: SPAK po hedh karamele për të mbrojtur Gys Agasin dhe Ramën!

Berisha: SPAK po hedh karamele për të mbrojtur Gys Agasin dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me kontrollet e ushtruara një ditë më parë në banesat dhe zyrat e biznesmenit Ergys Agasi.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama, ndërsa u shpreh se reagimet mbi rastin janë si “karamele” dhe “flluska” për të shmangur vëmendjen nga faktet.

Sa i përket lajmit të kontrolleve, Berisha u shpreh se ka qenë vetë Agasi që e shpërndarë duke ia thënë një gazetari. Sipas tij SPAK po hedh karamele për të mbrojtur Ergys Agasin dhe kryeministrin Edi Rama.

"Karamele, flluska të hedhura për të mbrojtur Ergys Agasin dhe Edi Ramën. Çfarë qëndron aty?
Dy makina që Troplinët kishin parkuar në oborrin e Ergys Agasit, shkoi policia dhe i mori, në një kohë kur kartelit Troplini nuk i është prekur as një e dhjeta, as një e njëzeta e perandorisë së tyre, të ekonomisë së ngritur mbi drogën dhe krimin.

Shashkat mos i pranoni, ju lutem. A e dini kush e hapi lajmin? Autori i lajmit është vetë Ergysi.
I tha një kolegut tënd gazetar... Edhe ju bëni investigime, edhe unë bëj investigime. U duk ajo. Ergysi vetë..." tha ai.

Të fundit