Flash News

Ditari i Opozitës

Rinumërimi/ Kaso për Kolegjin Zgjedhor: Noter i vendimeve të KQZ, nxitoi të mbyllë procesin

Rinumërimi/ Kaso për Kolegjin Zgjedhor: Noter i vendimeve të KQZ,

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore, duke certifikuar 11 Majin.

Deputeti i zgjedhur i PD dhe njëherazi Sekretar për Çështje Zgjedhore dhe Ligjore, Ivi Kaso tha për A2 CNN se Kolegji Zgjedhor ka qenë noter i vendimeve të KQZ-së.

“Është për fat të keq një provë që Kolegji Zgjedhor nuk e ka kaluar, ka patur kuriozitet të madh se si ky Kolegj i zgjedhur para 11 majit do të  ngrohej në lartësinë e detyrës apo jo. Ky kolegj ka zgjedhur për fat të keq të vazhdoj në traditën e turpshme të kolegjit paraardhës, që ka qenë vetëm noter çfarëdolloj rezultati apo pretendimi nga KQZ”, tha Kaso. 

Demokrati theksoi se besimi mbi Kolegjin Zgjedhor ka humbur duke ngritur pikëpyetje mbi ekzistencën e këtij institucioni.

“Ka nxituar që ta mbyll shpejt procesin, ndoshta për të mos djegur pushimet që gjyqtarët kanë rezervuar. Kjo është sjellja më e turpshme që mund të bëjë një institucion i tillë, i veshur me një përgjegjësi kaq të madhe dhe pritshmëri kaq të madhe, dhe besoj është premisa më e mirë që reforma e ardhshme zgjedhor ta konsideroj me kujdes ekzistencën e një organi që me sjelljen e vetë e ka provuar veten që është i panevojshëm në procesin zgjedhor”, deklaroi Kaso.

Të fundit