Flash News

Ditari i Opozitës

Lobimi i LSI, Meta akuza të forta Endrit Braimllarit: Prej firmave të tij jam sot në burg

Lobimi i LSI, Meta akuza të forta Endrit Braimllarit: Prej firmave të

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar ashpër ish-sekretarin e përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari, për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në çështjen e lobimit, që aktualisht po hetohet nga SPAK.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se po mbahet në “izolim ekstrem” për shkak të firmave të hedhura nga Braimllari në emër të LSI-së gjatë periudhës 2018–2019, kohë kur ai ishte President i Republikës dhe jo kryetar i partisë.

"Endrit Braimllari është shembulli më i gjallë i mënyrës se si SPAK-u arrin t’i konvertojë njerëzit pa karakter në “rilindas” të denjë – gënjeshtarë. Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur. Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie.

Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës. Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij?", shkruan Meta. 

Të fundit