Flash News

E-TJERA

KAS rrëzon PS-në për rivlerësimin e votave

KAS rrëzon PS-në për rivlerësimin e votave

KAS ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkoi që votat të cilësohen të vlefshme edhe në rastet kur shenja e votimi x ose +, është vendosur jashtë kuadratit, në rastin e votës për kandidatët, por është bërë në mënyrë të tillë që e tregon qartë vullnetin e zgjedhësit.

Anëtari i KAS, Ledio Braho shpjegoi për mediat se përse është marrë vendimi për të rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste.

“Edhe manuali i miratuar nga komisioni rregullator, se ne për vlerësimin e votës ne bazohemi te Kodi Zgjedhor dhe te udhëzimi i nxjerrë nga Komisioni Rregullator. Udhëzimi është i qartë që kur kryqi i vendosur në kolonën e një subjekti nuk është brenda kuadratit që është për kandidatët, atëherë vota konsiderohet e vlefshme vetëm për subjektin zgjedhor.

Ne këtë qëndrim kemi mbajtur, ndërsa nëse ajo nuk është në kutinë përkatëse të kandidatit ajo nuk mund të llogaritet si votë e kandidatit. Ne i kemi qëndruar vlerësimin objektiv, se nëse një kryq vendoset anësh, e bën të paqartë se për cilin kandidat është vendosur”,-tha Brahaj.

Ai shpjegoi se vendimi i sotëm, mund të ankimohet si nga PS edhe nga parti të tjera, në Kolegjin Zgjedhor.

Të fundit