Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS kërkesë në KAS: Të llogariten votat të vlefshme edhe kur shenja dalluese është jashtë kuadratit

PS kërkesë në KAS: Të llogariten votat të vlefshme edhe

Partia Socialiste ka drejtuar një kërkesë në KAS, përmes të cilës kërkon që gjatë procesit të rinumerimit të llogariten si vota për kandidatët edhe atëherë kur shenja dalluese ndodhet jashtë kuadratit, por pranë tij.

Në shkresën drejtuar KAS, PS argumenton se janë vënë në dijeni se nga rivlerësimi i votave në qarkun e Tiranës është vërejtur një praktikë që bie ndesh me praktikat zgjedhore ndër vite, pasi në fletët e votimit ku shenja dalluese që shpreh vullnetin e zgjedhësit ka qenë jashtë kutisë, ato janë cilësuar si të pavlefshme.

"Referuar vendimit nr. 30, datë 25.04.2025, të Komisionit Rregullator për ‘Udhëzuesin punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe Grupet e Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në rastin kur shenja e zgjedhësit në fletën e votimit nuk ndodhet brenda kutisë që i korrespondon kandidatit përkatës të listës shumemërore, por shenja është bërë në mënyrë të tillë që e tregon qartë vullnetin e zgjedhësit, fleta e votimit konsiderohet e vlefshme", thuhet në kërkesë. 

PS thotë se vlerësimi i këtyre fletëve si të pavlefshme ndikon në numrin e votave për kandidatët preferencialë të PS dhe sjell si pasojë ndryshimin në tabelën përmbledhëse, siç ka rezultuar deri në këtë fazë.

 PS kërkesë në KAS: Të llogariten votat të vlefshme edhe

Të fundit