Flash News

POLITIKOFF

“Ishte një moment i vështirë! Djemtë janë më të lidhur me nënat”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

“Ishte një moment i vështirë! Djemtë janë më

Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, gazetari i mirënjohur Drini Zeqo ndan për herë të parë një pjesë të thellë dhe personale të jetës së tij: ndarjen e prindërve.

“Isha 19 vjeç kur ndodhi, ndërsa motra ime ishte vetëm 12-13. Unë isha më i rritur, por momenti më i vështirë ishte kur pashë që nëna po e përjetonte në mënyrë jo të mirë. Djemtë janë të lidhur me nënat… ” – rrëfen ai, duke sjellë një ndjeshmëri që rrallëherë dëgjohet nga figurat publike shqiptare.

Ajo që lë më shumë mbresa është mënyra dinjitoze se si familja e tij e përballoi këtë ndarje:
Kam pasur fatin të rritem në një familje me prindër të formuar, që nuk krijuan drama të kota. Kur e kuptuan se nuk funksiononte më, vendosën t’i shtrëngonin duart njëri-tjetrit.”

Ky është një nga momentet më prekës të episodit të fundit në “Elevate”, ku Drini flet jo vetëm për karrierën dhe arritjet e tij, por edhe për sfidat personale që e kanë formuar si njeri.

Ndiqni intervistën e plotë këtu:

 

Të fundit