Flash News

Kosova

Kurti mbështet goditjen e SHBA-në: Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear

Kurti mbështet goditjen e SHBA-në: Siguria ndërkombëtare ka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas goditjes që SHBA-të bënë ndaj Iranit.

Në një postim në Facebook, Kurti mbështet lëvizjen e presidentit amerikan Donald Trump teksa thekson se bota ka nevojë për më pak armë bërthamore.

“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese.

Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare.

ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur”, shkruan Kurti.

Të fundit