Flash News

E-TJERA

Broja drejt largimit nga Chelsea, 4 skuadra në bisedime për mesfushorin

Broja drejt largimit nga Chelsea, 4 skuadra në bisedime për

Armando Broja mund të jetë gati t’i japë fund makthit të tij me Chelsean këtë verë.

Sulmuesi 23-vjeçar është në bisedime për një largim nga Stamford Bridge me katër pretendentë të mundshëm.

Broja luajti vetëm në 10 ndeshje në ligë kundër Evertonit sezonin e kaluar, pasi u lëndua. Ai pësoi një problem në tendinin e Akilit që e mbajti jashtë për 95 ditë.

Pastaj, kur u rikthye, ai pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës që e la jashtë fushave për 58 ditë të tjera.

Në kohën kur ai ishte i aftë të luante përsëri, sezoni pothuajse kishte mbaruar dhe lojtarë të tjerë tashmë e kishin vendosur veten në ekip.

Burime kanë thënë se AC Milan dhe Ajax kanë qenë në kontakt përpara asaj që do të jetë një verë e ngjeshur te Chelsea.

Bisedimet me skuadrën holandeze PSV dhe RB Leipzig të Gjermanisë kanë filluar tashmë.

Të fundit