Flash News

E-TJERA

Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagosur, njëri në gjendje kritike

Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagosur, njëri

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin nacional Librazhd-Qukës.

Tre makina janë përplasur në rrethana ende të paqarta në vendin e quajtur “Lokali i Zenelit” dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri prej tyre në gjendje kritike.

Raportohet se është thirrur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Përrenjas, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve dhe në largimin e mjeteve nga rruga.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Të fundit