Flash News

E-TJERA

Kanabis në kanalet kulluese, arrestohet 48-vjeçari në Fier

Kanabis në kanalet kulluese, arrestohet 48-vjeçari në Fier

Një 48-vjeçar në Fier është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët kanabis sativa.

Po ashtu, u procedua penalisht edhe babai i tij, 77 vjeç. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan  1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.

"Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Fushat e fshatit Povelçë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën të kultivuara 1000 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasi E. Gj., 48 vjeç, banues në Pojan, i cili u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht edhe babai i shtetasit E. Gj., shtetasi E. Gj., 77 vjeç, i dyshuar i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies", njofton policia.

Të fundit