Flash News

E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, arratiset autori

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, arratiset autori

Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, për motive të dobëta.

Iriu i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia është në kërkim të autorit, i cili u largua nga vendngjarja.

“Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Të fundit