Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji kërkon lirim me kusht, ja kur merret vendimi

Salianji kërkon lirim me kusht, ja kur merret vendimi

Mesditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.

Sipas avokatit të tij, Ledio Braho, raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier ka rezultuar pozitiv.

Gjykata njoftoi se, në përputhje me procedurën, është kërkuar edhe raporti i Shërbimit të Provës, i cili duhet të dorëzohet deri më 8 korrik.

Vendimi për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht do të merret pas analizimit të këtij raporti.

Të fundit