Flash News

E-TJERA

Evakuohen nga Izraeli edhe 4 shqiptarë të tjerë

Evakuohen nga Izraeli edhe 4 shqiptarë të tjerë

4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli. Lajmi është njoftuar nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Dy prej shqiptarëve evakuuar përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare.

“Falenderojmë autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona“, shkruan ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Të fundit