Flash News

Bota

Gjeneralët iranianë kërcënojnë SHBA-në me 'përgjigje vendimtare'

Gjeneralët iranianë kërcënojnë SHBA-në me

Disa udhëheqës të lartë ushtarakë iranianë kanë kërcënuar se do t'u përgjigjen sulmeve amerikane, shkruan BBC.

Media iraniane ka publikuar një video që tregon komandantin e përgjithshëm të Iranit, Amir Hatami, duke folur me kolegët e tij oficerë në një dhomë operacionesh.

Në video, ai thotë se sa herë që SHBA-të kanë kryer "krime" kundër Iranit në të kaluarën, ata "morën një përgjigje vendimtare dhe këtë herë do të jetë e njëjta".

Ndërkohë, shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, Abdolrahim Mousavi, ka lëshuar një deklaratë duke thënë se SHBA-të kanë hapur mundësinë që forcat e tij të ndërmarrin "çdo veprim" kundër trupave amerikane. Ai shton se Irani "nuk do të tërhiqet kurrë".

Të fundit