Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran, pas bombardimeve amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kuptohet të hënën se mund ta mirëpresë rrëzimin e Qeverisë në Teheran, vetëm pak orë pasi anëtarë të administratës së tij ngulën këmbë se sulmet e fundit ndaj Iranit nuk kishin për qëllim të sillnin "ndryshim regjimi".
“Politikisht nuk është e pranueshme të përdoret termi ‘Ndryshim Regjimi’, por nëse regjimi i tanishëm iranian nuk është në gjendje ta BËJË IRANIN SËRISH MADHËSHTOR, pse të mos ketë një ndryshim regjimi??? MIGA!!!” shkroi Trump në platformën e tij, Truth Social.
Trump i tha këto fjalë vetëm disa orë pasi figura kyçe të administratës së tij, si - nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth - theksuan se qëllimi i sulmeve ajrore të SHBA-së më 21 qershor ndaj objekteve bërthamore të Iranit ishte një zgjidhje e negociuar, dhe jo rrëzimi i Qeverisë islamike teokratike.
Në një konferencë për shtyp, Hegseth i përshkroi bombardimet si "operacion i saktë", që synonin vetëm programin bërthamor të Iranit, dhe jo ushtarët apo popullin iranian.
“Ky mision nuk kishte, dhe nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit”, tha ai.
Trump "kërkon paqe, dhe Irani duhet ta ndjekë këtë rrugë", shtoi Hegseth, duke theksuar më tej: "Këtu duhet të arrihet një marrëveshje e negociuar".
“Regjimi iranian duhet të zgjohet dhe të thotë: ‘OK, nëse me të vërtetë duam energji bërthamore në vendin tonë, ka mënyrë për ta bërë këtë’. Kjo ofertë është ende në fuqi. Jemi të gatshëm të flasim me ta nesër dhe të fillojmë punën për këtë”, tha Rubio për rrjetin amerikan CBS.
Megjithatë, disa anëtarë të Partisë Republikane të Trumpit kanë bërë thirrje në të kaluarën për rrëzimin e Qeverisë iraniane, përfshirë senatorin me ndikim nga Teksasi, Ted Cruz.
“Po avokoj që të përdorim trysni maksimale dhe sanksione ekonomike për të ushtruar trysni mbi regjimin në një mënyrë që mund ta nxisë rrëzimin e tij”, kishte thënë ai para sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran.
Zyrtarët amerikanë e paralajmëruan të dielën Teheranin të mos hakmerret ndaj sulmeve ajrore amerikane, për të cilat Trump tha se kishin “shkatërruar” objekte kyçe bërthamore të Iranit.
Irani dhe Izraeli filluan runde të reja sulmesh ajrore kundër njëri-tjetrit në orët e hershme mëngjesin e së hënës.
Irani i shpërfilli thirrjet e menjëhershme për rikthim në bisedime, duke theksuar të drejtën për vetëmbrojtje, dhe duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë përgjegjësi për “pasojat e rrezikshme” të veprimeve të tyre dhe duke lënë të kuptohet se bisedimet mund të ndodhin vetëm pasi Teherani të përgjigjet.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha në një konferencë për shtyp në Stamboll se “dera e diplomacisë” duhet të jetë gjithmonë e hapur, por “nuk është kështu tani”.
Irani është duke u sulmuar dhe do të ushtrojë të drejtën e vetëmbrojtjes për aq kohë sa është e nevojshme, shtoi ai, por nuk pranoi të tregojë se çfarë veprimesh do të ndërmarrë Irani si përgjigje ndaj sulmeve të SHBA-së.
Media shtetërore iraniane raportuan se Araqchi ka mbërritur në Moskë për të zhvilluar konsultime të hënën me udhëheqës të lartë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, oferta e të cilit për të ndihmuar në ndërmjetësim të negociatave me Teheranin ishte hedhur poshtë menjëherë nga Trumpi.
"Rusia është partneri ynë dhe ne gjithmonë konsultohemi", tha Araqchi para se të mbërrinte në Moskë.
Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli është “shumë, shumë pranë” përmbushjes së synimeve të veta pas më shumë se një jave sulmesh ajrore ndaj Iranit, përfshirë eliminimin e kërcënimeve bërthamore dhe me raketa balistike nga Teherani.
“Po ecim hap pas hapi drejt arritjes së këtyre qëllimeve, jemi shumë, shumë pranë përmbushjes së tyre”, tha Netanyahu në një konferencë për shtyp.
Ai shtoi se “kur të jenë përmbushur synimet, operacioni do të përfundojë”.
Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit më 13 qershor, duke shënjestruar objektet bërthamore dhe raketore, si dhe udhëheqësit ushtarakë dhe shërbimet e sigurisë.
Shumë figura të rëndësishme ushtarake dhe shkencëtarë bërthamorë janë vrarë në sulme, e ka pranuar Irani.
Që nga nisja e sulmeve fillestare izraelite, të dy vendet kanë shkëmbyer sulme ajrore ndaj njëri-tjetrit, duke shkaktuar viktima si në radhët ushtarake ashtu edhe ato civile, si dhe dëme në prona.
Grupi me qendër në Uashington, Aktivistët për të Drejtat e Njeriut, raportoi se të paktën 950 njerëz janë vrarë në Iran gjatë sulmeve ajrore që nga 13 qershori, përfshirë 380 civilë.
Autoritetet izraelite thanë se 24 njerëz u vranë nga sulmet iraniane në Izrael./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38