Flash News

E-TJERA

Shiste d*ogë në ish-Bllok, vihet në pranga 23-vjeçari

Shiste d*ogë në ish-Bllok, vihet në pranga 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi shiste drogë në zonën e ish-Bllokut.

I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën “Arrest në burg”.

“Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash si dhe gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. 

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Blloku 33”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin, A. H., 23 vjeç,  i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia.

Të fundit