Flash News

E-TJERA

Grabiti në 2021 një argjendari në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari (EMRI)

Grabiti në 2021 një argjendari në Gjirokastër, ekstradohet

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim për grabitje është ekstraduar nga Greqia në vendin tonë. 

Bëhet fjalë për shtetasin Armand Mevlani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në mars të vitit 2021 në bashkëpunim me një person tjetër, ka grabitur një argjendari në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Ndaj tij, Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar masën “arrest në burg” për “Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri",- thuhet në njoftimin e Policisë.

Mevlani është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Të fundit