Flash News

Kosova

Dështon edhe tentativa e 36-të, Kosova ende pa Kuvend të ri

Dështon edhe tentativa e 36-të, Kosova ende pa Kuvend të ri

Kosova ka dështuar edhe në tentativën e 36-të për të konstituar përbërjen e Kuvendit të ri.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, përsëri nuk propozuan nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.

Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur në fillim të qershorit se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Të fundit