Flash News

Ditari i Maxhorancës

Socialistët po përgatiten për zgjedhjet e parakohshme në 3 bashki, shmanget Tirana

Socialistët po përgatiten për zgjedhjet e parakohshme në 3

Mazhoranca socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në 3 bashki.

Bëhet fjalë për bashkitë e Matit, Tepelenës dhe Beratit, pasi kryetarët e tyre garuan në listën e PS për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Në një intervistë për A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi e ka konfirmuar se zgjedhjet pritet të mbahen në vjeshtë.  

“Besoj periudha e përcaktuar në kod, pra vjeshta e këtij viti, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë proces”, tha Klosi.

Për Tiranën ende nuk ka një vendim nga mazhoranca, pasi, sipas burimeve, po priten proceset e gjyqësorit. Socialistët në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit nuk e kanë marrë në shqyrtim kërkesën e demokratëve për të marrë vendim për mungesën prej më shumë se 4 muajsh të Veliajt.

Të fundit