Flash News

E-TJERA

13 kandidatë në garë, SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së, arsyeja

13 kandidatë në garë, SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e

SPAK ka shtyrë deri nesër afatin e fazës së verifikimit paraprak të 13 kandidatëve që kanë aplikuar në garën për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pas përfundimit të mandatit të drejtueses aktuale Aida Hajnaj.

Bëhet me dije se shkak për shtyrjen e afatit është bërë dorëzimi jo i rregullt i dokumentacionit nga shumica e kandidatëve. Mësohet se nga 13 kandidatë gjithsej, vetëm 2 prej tyre kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për fazën e parë të përzgjedhjes.

Ndër emrat në garë janë ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Gledis Nano, zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace.

Të fundit