Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë një 70-vjeçar në lumin Buna

Gjendet i pajetë një 70-vjeçar në lumin Buna

Është gjetur i pajetë trupi i një 70-vjeçari sot në lumin Buna në Shkodër.

Policia njofton se S. Gj., ishte banues në Tiranë dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

"Rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në lumin Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S. Gj., rreth 70 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera", njofton policia. 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

 

Të fundit