Flash News

Bota

Irani hakmerret ndaj SHBA-së, sulmon me raketa bazën ajrore amerikane në Katar

Irani hakmerret ndaj SHBA-së, sulmon me raketa bazën ajrore amerikane

Dosa shpërthime u dëgjuan mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, të hënën, raportoi një dëshmitar për Reuters, menjëherë pasi një diplomat perëndimor tha se kishte pasur një kërcënim të besueshëm iranian kundër bazës ajrore al Udeid të drejtuar nga SHBA-të në shtetin arab të Gjirit që nga mesdita.

Një raport në SHBA sqaron paraprakisht se gjashtë raketa janë lëshuar drejt këtij objektivi.

Diplomati foli menjëherë pasi Katari njoftoi se kishte mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve.

Më parë, ambasada amerikane në Katar i kishte këshilluar amerikanët të strehoheshin në vend, për shkak të asaj që e quajti "një masë kujdesi të tepruar".

E gjitha kjo vjen pasi SHBA-të kryen sulme ajrore në vendet bërthamore iraniane gjatë fundjavës.

Të fundit