Flash News

KRYESORE

Raporti për "11 majin", eurodeputeti në Asamblenë Parlamentare të KE: PS përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore

Raporti për "11 majin", eurodeputeti në Asamblenë

Raporti për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në vendin tonë ishte sot në fokus të asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Gjatë seancës u vu theksi në disa problematika dhe shkelje të hasura.

I dërguari i Norvegjisë Jone Blikra tha se një shqetësim në zhvillimin e zgjedhjeve ishte fakti që partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore gjatë fushatës. 

"Një nga përfundimet kryesore të raportit është se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar, dhe kandidatët nuk patën kushte të barabarta gare. Mbetet një shqetësim i madh fakti që partia në pushtet përfitoi dukshëm nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore gjatë fushatës. Prandaj, është i nevojshëm përparimi në kulturën politike në kuptimin më të gjerë, për të forcuar besimin e publikut dhe për të siguruar që qeverisja e mirë të shtrihet në të gjitha nivelet e shoqërisë  gjë që fillon me zgjedhje që përputhen plotësisht me standardet evropiane." tha Blikra.

Sakaq, eurodeputetja Maria Luz Martinez, e cila lexoi raportin e Asamblesë Parlamentare të KE, u shpreh se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të polarizuar dhe se kandidatët nuk kishin kushte të barabarta loje. 

"Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë politike shumë të polarizuar, ku kandidatët nuk garuan në kushte të barabarta. U vërejt se partia në pushtet bëri përdorim të gjerë të burimeve administrative, gjë që mund t’i ketë dhënë një avantazh. U raportuan gjithashtu presione ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike. Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë megjithëse u vërejtën mangësi në zbatimin e procedurave në disa qendra votimi. U regjistruan gjithashtu disa incidente si frikësime, ndërhyrje nga vëzhgues patronazhistë dhe shkelje të fshehtësisë së votës.", u shpreh Maria Luz Martinez.

Të fundit