Flash News

E-TJERA

Situata nga zjarri në Himarë ende jashtë kontrollit, pushuesit në panik (VIDEO)

Situata nga zjarri në Himarë ende jashtë kontrollit, pushuesit

Zjarri masiv që ka përfshirë Kodrat e Pilurit në Himarë prej disa ditësh vijon të jetë ende aktiv.

Në një video të mbërritur në redaksinë e Politiko.al, shihet se ushtria vazhdon përpjekjet për shuarjen e flakëve, por deri më tani asnjë rezultat. 

Helikopterët prej mbrëmjes së kaluar janë mundur të shuajnë flakët me ujin e detit, por vatra të reja zjarri vijojnë të ndizen. 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se situata ka shkaktuar shqetësim tek pronarët e bizneseve, nisur nga fakti që sezoni veror ka filluar dhe shumë pushues tashmë kanë prenotuar qëndrimet e tyre pranë bregdetit.

Por tymi ka shkaktuar panik tek këta të fundit madje disa prej tyre janë detyruar të largohen.

Përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë me vështirësi edhe për shkak të terrenit të thyer ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar vetëm djegie të sipërfaqeve të konsiderueshme me bimësi. 

 

Të fundit