Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Abuzim me tendera dhe falsifikim dokumentesh, GJKKO jep dënimet për 4 ish zyrtarët e Kurbinit (EMRAT)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të hënë vendimin përfundimtar për 4 ish zyrtarë lokalë në Kurbin, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera publikë dhe falsifikim dokumentesh.
Gjykata shpalli fajtorë shtetasit Jeton Cakoni dhe Vlash Gega për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera", si dhe Donika Senka për “Falsifikim të dokumenteve zyrtare”.
Të tre u dënuan me nga 1 vit burgim, i cili, në zbatim të gjykimit të shkurtuar, u ul në 8 muaj dhe u pezullua, duke u zëvendësuar me periudha prove 16-mujore.
Për Jeton Cakonin dhe Vlash Gegën, u vendos gjithashtu ndalimi për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Ndërkohë, gjykata vendosi shpalljen e pafajësisë për të pandehurën Irisi Tahiraj, pasi nuk u provua përfshirja e saj në shkeljen e pretenduar.
Gjithashtu, GJKKO urdhëroi që dokumentet e falsifikuara të firmosura nga Donika Senka të shënohen si “të falsifikuara me vendim gjykate” nga Bashkia Kurbin.
Të gjithë të pandehurit e shpallur fajtorë do të përballen me detyrimin për të përballuar në mënyrë solidare shpenzimet procedurale të hetimit dhe gjykimit.
Njoftimi i Plotë i GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 306, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve Jeton Cakoni, Vlash Gega, Irisi Tahiraj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe Donika Senka, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Etleva Deda dhe Irena Gjoka, me vendimin Nr. 44, datë 23.06.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton S. Cakoni, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtje të kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021), dhe dënimin e tij, me 1 (një) vit burgim. 2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Jeton Cakoni, me 8 (tetë) muaj burgim.
2.1. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin Jeton S. Cakoni për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
3. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Jeton S. Cakoni, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vlash D. Gega, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtje të kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021), dhe dënimin e tij, me 1 (një) vit burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
5. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Vlash Gega, me 8 (tetë) muaj burgim.
6. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin Vlash D. Gega për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
7. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Vlash D. Gega, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
8. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Irisi F. Tahiraj, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtje të kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021), pasi nuk provohet që ta ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
9. Deklarimin fajtore të të pandehurës Donika L. Senka, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 190/2 të Kodit Penal dhe dënimin e saj, me 1 (një) vit burgim.
10. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Donika Senka, me 8 (tetë) muaj burgim.
11. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Donika L. Senka për një periudhë prove prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
12. Në zbatim të nenit 190 dhe 391 të K.Pr.Penale dokumentat e sekuestruar, konkretisht: 1) Dokumenti “DEKLARATË MBI KONTRATAT E LIDHURA DHE/OSE NË PROCES” datë 09.12.2019 nënshkruar nga e pandehura Donika Senka dhe 2) Dokumenti “DEKLARATË E OPERATORIT EKONOMIK PËR DREJTUESIN TEKNIK DHE PUNONJËSIT” datë 09.12.2019 nënshkruar nga e pandehura Donika Senka, janë të falsifikuara, për rrjedhojë urdhërohet Autoriteti Kontraktor, Bashkia Kurbin, e cila administron këto dokumente që të bëjë shënimin në këto dokumenta si “Të deklaruar si të falsifikuar me vendim gjykate”.
13. Shpenzimet proceduriale gjatë hetimit paraprake, si dhe ato gjyqësore t`ju ngarkohen të pandehurve që u shpallën fajtorë në mënyrë solidare.
14. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38