Flash News

DITARI POLITIK

Rinumërohen mbi 560 kuti në Tiranë, ja sa vota ka humbur PD dhe PS

Rinumërohen mbi 560 kuti në Tiranë, ja sa vota ka humbur PD dhe

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë vijon ende.  Deri tani sipas të dhënave të KQZ janë rinumëruar më shumë se 560 kuti ose afërsisht 47% të totalit.

Bëhet me dije se Partia Demokratike deri tani ka humbur rreth 300 vota dhe Partia Socialiste rreth 210 vota. Ndërkohë po pritet deri në rinumërimet e fundit se sa vota do të humbasin partitë dhe sa mandate.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”. Për qarkun më të madh në vend, atë të Tiranës do të rihapen në total 1282 kuti votimi për subjektet politike dhe kandidatët.

Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Pas përfundimit të kësaj faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora.

Të fundit