Flash News

Ditari i Opozitës

"11 Maji masakër zgjedhore/ Denoncon Vokshi: Kriminelët më kërcënuan së bashku me vajzën

"11 Maji masakër zgjedhore/ Denoncon Vokshi: Kriminelët më

Deputetja demokrate Albana Vokshi, ka denoncuar këtë të hënë një tjetër rast të masakrës elektorale të 11 Majit. 

Gjatë fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Vokshi rrëfeu se në Vorë ditën e zgjedhjeve ishte kërcënuar jo vetëm ajo por dhe vajza e saj, nga persona të cilët ishin denoncuar për vrasje e trafik droge dhe u paraqitën në qendrat e votimit.

Deputetja demokrate tha se lidhur me rastin ka bërë edhe një kallëzim në SPAK dhe polici po asnjë nga këta të fundit nuk ka ndërhyrë. 

Vokshi: Kam marrë pjesë në shumë zgjedhje, por asnjeherë nuk kam parë një masakër zgjedhore si kjo. Në Vorë u kërcënova nga persona të cilët ishin denoncuar për vrasje e trafik droge u paraqitën në qendrat e votimit. Vajza ime u kërcënua nga këto persona. Edhe pse pati kallëzim në SPAK e polici askush nuk ndërhyri. Edhe tani këta persona janë të lirë dhe unë kam frikë për vajzën time. Ju pyes sërish a janë këto zgjedhje të lira, kur gratë kandidate kërcënohen. A duhet të qëndrojmë të heshtur ndaj kërcënimeve të familjarëve tanë. Natyrisht që jo.. Nuk duhet të tolerojmë duhet të qëndrojmë një atmosferë ku gratë të bëjnë politikë e të shërbejnë me dinjitet

Të fundit