Flash News

E-TJERA

"Tregoni kujdes të shtuar", ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e DASH për konfliktin Izrael-Iran

"Tregoni kujdes të shtuar", ambasada e SHBA në Tiranë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit teksa i bën thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar në mbarë botën, për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Në mesazhin e DASH apelohen qytetarët amerikanë se ekziston mundësia për protesta kundër tyre dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. 

"Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination", njofton ambasada e SHBA në Tiranë. 

Të fundit