Flash News

Bota

Sulmet iraniane, Katari: Kemi të drejtën për t'u përgjigjur në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Sulmet iraniane, Katari: Kemi të drejtën për t'u

Katari ka thënë se rezervon të drejtën për t'u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka viktima në bazën ushtarake amerikane al Udeid në Doha, pas sulmit të Iranit ndaj objektit.

Katari tha se mbrojtja e tij ajrore ka kapur një sulm me raketa.

"Jemi të sigurt se mbrojtja ajrore e Katarit e pengoi sulmin dhe i ka kapur me sukses raketat iraniane", thuhet në deklaratën e Katarit, raporton Sky News. 

Ministria e Mbrojtjes shtoi: "Falë Zotit, vigjilencës së forcave të armatosura dhe masave paraprake të marra, incidenti nuk rezultoi në vdekje ose lëndime".

Hapësira ajrore dhe territori i vendit janë "të sigurta", tha gjithashtu ministria.

Të fundit