Flash News

Ditari i Opozitës

"E papranueshme për një vend të NATO-s", Mediu: Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk mblidhet më

"E papranueshme për një vend të NATO-s", Mediu:

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu komentoi tensionet në rritje mes SHBA-së dhe Iranit.

Duke folur në A2 CNN, Mediu tha se natyrshm lind nevoja e një analize të thellë të brendshme në Shqipëri, “për të parë se kush janë rreziqet që na kërcënojnë neve dhe masat që duhen marrë”.

“Duhet që të bëjmë një analizë të koordinuar, që vjen si informacion nga burimet e inteligjencës, nga shërbimet partnere dhe institucionet shqiptare, për të parë se kush janë rreziqet që na kërcënojnë neve dhe masat që duhen marrë”, tha Mediu.

Sipas tij, Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhej të ishte mbledhur.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka të drejtë vetëm të këshillojë, por nuk mblidhet më as për të këshilluar. Është e papranueshme që një vend anëtar i NATO-s mos të ketë një strukturë analize të çështjeve të sigurisë në mënyrë periodike dhe permanente. Sidomos duke parë problemet në Ballkan, konflikti Rusi-Ukrainë dhe problemet në Lindjen e Mesme, ne duhet të bëjmë analizë periodike dhe jo të shikojmë televizionet amerikane dhe të themi se çfarë i pëlqen Presidentit Donald Trump”, deklaroi Mediu.

Të fundit