Flash News

Ditari i Opozitës

11 maji, Bardhi: PD kishte përballë shtetin dhe anët e tjera të errëta të tij

11 maji, Bardhi: PD kishte përballë shtetin dhe anët e tjera

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përsëritur akuzat se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të ndershme dhe të barabarta.

I ftuar në News 24, Bardhi tha se Partia Demokratike ishte përballë jo vetëm pushtetit politik, por edhe strukturave të tjera që, sipas tij, janë në funksion të Partisë Socialiste.

Ai shtoi se kandidatët e PD-së janë intimiduar nga politika dhe grupe kriminale, duke përmendur konkretisht rastin në qarkun e Fierit,. 

"PD kishte përballë shtetin dhe anët e tjera të errëta të tij. Gara nuk ishte e ndershme. Nuk përballohet të qenit bashkë krimi, policia dhe segmente të caktuara të Prokurorisë. Nuk bëhet garë në këto kushte.

Nëse kisha përballë një bandë, duhet t’i drejtohem institucionit dhe institucioni nuk përgjigjet, sepse është palë përballë meje. Vetëm imagjinoni çfarë gare ka qenë më 11 maj. Kemi telefonuar policinë dhe ata nuk janë përgjigjur. Policia ishte në shërbim të PS. Kandidatët tanë janë intimiduar nga policia, por edhe krimi. Po flas për qarkun Fier, por besoj se ka ndodhur edhe në rang kombëtar", u shpreh Bardhi. 

Të fundit