Flash News

E-TJERA

Bombardimet e SHBA ndaj Iranit, Haxhiu: Grupet radilake sjellin rrezikun e përshkallëzimit

Bombardimet e SHBA ndaj Iranit, Haxhiu: Grupet radilake sjellin rrezikun e

Gazetari Baton Haxhiu mendon se bombardimet e SHBA ndaj Iranit janë kryer pas largimit të njerëzve për të shmangur viktimat.

I ftuar në MCN, ai tha se Irani mund ta shfrytëzojë këtë për të kërkuar paqe, por grupet radikale mund ta çojnë drejt përshkallëzimit. 

"Është një bombardim në zbrazëti, të gjithë elementet jo esenciale, para fillimit të bombardimit janë të larguara nga vendet ku mund të sulmohet nga Irani.

Bombardimet e SHBA, kur Shtëpia e Bardhë vendosi të sulmohet Irani, kanë kaluar 5-6 ditë derisa u mor. Elementet jo esenciale janë larguar nga vendet e ngjarjes, duke përfshirë edhe njerëzit rreth Iranit.

Kjo ka dy elemente, nëse ky bombardim ka ndodhur pa viktima dhe dëme, Irani për probleme te brendshme, thotë e kthyem bombardimin dhe tani kërkojmë bisedime ose paqe. Varianti i dytë është, nëse Irani ose një prej liderëve ekstremistë thotë do të vazhdojmë luftën, aty do të ketë pasoja serioze.

Izraeli e ka nisur luftën dhe Irani nuk ka fuqi të bëjë të tilla. Por përmes milicive dhe grupeve terroriste do të krijojë problem. SHBA për këtë arsye janë në pozitë të vështirë. Irani mund të kërkojë paqe, por elementet radikale nuk e lënë"

Të fundit