Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Bardhi: Biznesmeni Lul Morina pagoi 4 mln euro që Dërmenasi të fitohej nga PS

Denoncon Bardhi: Biznesmeni Lul Morina pagoi 4 mln euro që Dërmenasi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar biznesmenin Lul Morina ka blerë vota për PS-në në Dërrmanas, duke hedhur 4 milionë euro në zonën e Dërrmenasit.

se ka ndërtuar një ndërtesë pa leje 9-15 kate.

I ftuar në News 24, Bardhi u shpreh se Morina do të ndërtojë edhe një resort në jug të vendit me vendim qeverie.

"Thanë se është ngritur pallat 9-12 kate dhe se duhet të shkojë në burg ai që e ka ndërtuar. Media e zbardhi menjëherë dhe prona ishte e Lul Morinës apo Julian Morinës se këta kanë shumë emra. Jo vetëm që zotërisë nuk i ndodhi asgjë për 9 a 15 kate pa leje, por zonja e mori dhe në Fier, i ngarkoi dhe 17 qendra votimi, i tha që lekët nga ndërtimi do i përdorësh për vota, në Dërmanas, me vendim të KKT do të jap të ndërtosh dhe një resort në bregdetin e jugut.

Lul Morina është kosovar i Fierit. Është zona më e djathtë e PD, llogaritet se janë hedhur 4 mln euro para korrupsioni. Është biznesmen që ka ndërtuar ndërtim pa leje, ka përfituar nga një vendim i KKT, bën resort në jug dhe blen vota", tha Bardhi. 

Të fundit