Flash News

E-TJERA

I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 33 vjeçari shqiptar

I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 33 vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Erjon Mera, është vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku është dënuar nga Gjykata e Apelit të Napolit me 8 vjet e 6 ditë burg për disa vepra të rënda penale, përfshirë “Grabitje me armë”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Arrestimi i të shumëkërkuarit u bë pas një pune të mirëkoordinuar mes strukturave të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, si dhe njësive të specializuara për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pastrimin e Parave dhe Aseteve Kriminale në Policinë e Tiranës.

Të fundit