Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, dy të plagosur

Aksident në aksin Shkodër–Muriqan, dy të plagosur

Një aksidenti është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Muriqan.

Një 52 vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues një 70 vjeçar.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Të fundit