Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
*Nga Genc Pollo
"Hollanda është më skeptike sepse…ka zgjedhje në mars të viti të ardhshëm". Nuk mund të pranoj dot se Hollanda është më e vëmendëshme ndaj standarteve se sa Suedia, Finlanda, Gjermania, Franca e të gjithë me radhë”, deklaroi Edi Rama para tre ditëve duke dashur t'i shpjegonte publikut pse Konferenca Ndërqeveritare për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE nuk do të mbahej dot në dhjetor të këtij viti: siç ishte planifikuar.
Këto dy pohime janë faktikisht të vërteta por të nxjerra nga konteksti. Po ashtu kallamarë boje janë derdhur për të përshkruar e analizuar sesi Rama është i paaftë të mbajë përgjegjësi për dështimet, si ato qeveritare në tërësi, ashtu edhe ato strikt personale si kryeministër.
Në vijim, me bojën e penën time, do të doja të sqaroja diçka lidhur me sa më lart si dhe çeshtje të integrimit në BE që i konsideroj me interes për publikun.
Bashkimi Europian përbëhet nga 27 shtete anëtarë, ku secili ka periodikisht zgjedhje parlamentare, presidenciale, lokale etj. Nga janari deri në mars të vitit të ardhshëm tre shtete anëtare, përfshi dhe Hollandën do të kenë zgjedhje politikisht shumë të rëndësishme.
Nga janari deri në mars të këtij viti katër shtete të BE-së patën zgjedhje gjithashtu politkisht me peshë. Por pikërsht në fund të marsit 2020 të 27 shtetet anëtare të BE morën vendimin e shumë pritur për çeljen në parim të negociatave me Shqipërinë e me Maqedoninë e Veriut. Me 15 kushte për të parën e pa kushte për të dytën. Po të listojmë këtu zgjedhjet në BE nga marsi në dhjetor 2020, numri i tyre shumëfishohet.
E megjithatë BE nuk rreshti së marrë vendime të ndryshme, madje disa prej tyre dhe jo popullore por të nevojshme. Disa syresh janë edhe më me relevancë për BE sesa çelja e negociatave me shtetet e Ballkanit. Dhe makineria nuk ndalet, sidomos nuk ndalet nga zgjedhjet këtu e atje; sepse po të ishte kështu BE do të ishte bllokuar me kohë e me vakt.
Kështu që Rama duket se nuk është lodhur shumë në gjetjen e sebepit; ose edhe zotësia prej marifetçiu publik i është topitur.
Edhe më interesant është pretendimi tjetër se Hollanda ekzagjeron për standartet e qeverisë Rama. E vërteta është krejt ndryshe: ndër 27 shtete të BE vetëm në Gjermani e Hollandë parlamenti ka rol bashkëvendimmarrës me qeverinë.
Në vitin 2019 nuk mbeti i madh e i vogël pa e mësuar se 9 kushtet për Shqipërinë u vendosën me nismë të Bundestagut (parlamentit) dhe jo të ekzekutivit të Gjermanisë.
Po kështu publiku i interesuar, i cili pardje ndoqi online diskutimet per Shqipërinë midis Ministrit te Jashtem e Komisionit te Parlamentit hollandez do të mësonte se konsiderata e përgjithshme ishte se Shqipëria nuk i kishte përmbushur kushtet: as për Kushtetuesen, as për korrupsioni e as per të tjerat.
Madje pas seancës një deputet kryesor i koalicionit qeveritar deklaroi publikisht se problem tjeter i shtuar është edhe amendimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor. (për ironi te fatit ishte po ai deputet i cili dy vjet me parë ne Tirane kritikoi pengesat qeveritare që i bëheshin akuzës penale ndaj Sajmir Tahirit dhe te cilit Rama ia ktheu se nuk di çfare flet pasi ne Hollandë nuk e interviston asnjë tv).
Ne nuk mund të dimë saktë se cilat janë qendrimet në Stokholm, Helsinki, Paris apo shtete të tjera mbi përmbushjen e 15 kushteve të BE, pasi në traditen e tyre kjo çështje trajtohej eksluzivisht nga qeveria dhe si rregull mbulohet me tis dipomatik.
Ajo që dëgjon publiku është fraza e thatë se Konferenca duhet thirrur sapo të pëmbushen kushtet. Por edhe sikur vërtet të mos e dish si janë gjërat por prapë të pretendosh se 26 shtete jane pro dhe vetëm Hollanda është dru i shtrember këtë mund t’a bëjë vetem ai, që siç shkruante Noli dikur “është i zoti t’a shesë rërën për farë”.
P. S. Rama para dy javësh citoi presidentin francez Makron, sikur i paskej thënë dikur se nuk ishte pro negociatave mbasi i merrte vota rivalja Le Pen në zgjedhjet e ardhshme.
Aktualisht zoti Macron i ka problemet kapicë me covidin e xhihadizmin, e zor se gjen kohën për të sqaruar çështjen e mbase sikletosur Ramën; “embarrasser” siç thotë frëngu. Por interesante janë dy kutet e këtij tonit: dikur i bëri namin Ramush Haradinajt se ky nxori nxori në mexhlis llafet me Merkelin e Makronin.
Ramushi tha vetëm se Rama para tyre për tarifën doganore me Serbinë thoshtë të kundërtën e asaj që deklaronte në publik.
P. P. S. Procesi i negociatave me BE mund të jetë shumë i dobishëm për modernizimin shtetëror e zhvillimin social-ekonomik.
Por ai nuk është shkop magjik siç e tregoi përvoja e viteve të fundit e Serbisë dhe e Malit të Zi që bënë hapa prapa me demokracinë e shtetin ligjor ndërsa avanconin me kapitujt e negociatave.
Në rastin tonë kushtet e Bundestagut dhe të BE-së janë një ndihmë e rëndësishme e konkrete për restaurimin e normalitetit kushtetues e demokratik në vend. Çka duhet të ndodhë shpejt. Përmbushja e standarteve teknike nga ushqimi tek mjedisi do të marrë vite.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38