Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Ekrem Spahiu
Me rastin e 96 vjetorit të “Triumfit të Legalitetit”
Tetë vjet më parë, më 24 dhjetor 2012, në Kryeqytetin e vendit, u vendos monumenti i Mbretit Zog, pikërisht në Bulevardin që mban emrin e tij, duke monumentalizuar kështu një datë shumë të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar: rivendosjen e legjitimitetit që është themelore për një shtet të qëndrueshëm.
Në Shqipëri dhe trevat shqiptare, në sheshe, bulevarde, institucione, shkolla, etj, ku është monumentalizuar historia kombëtare, kombi shqiptar përulet për të nderuar Skënderbeun, Ismail Qemalin, Mbretin Zog dhe figura të tjera që e bënë këtë histori.
Sigurisht, ajo çfarë ata lanë pas, është vepra e tyre kombëtare. Gjithsesi, monumentet na e mbajnë gjallë kujtesën, sepse një popull që nuk mban gjallë të kaluarën, rrezikon edhe të ardhmen.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu është guri i parë i themelit të Shqipërisë, heroi i shqiptarëve dhe po aq edhe kalorësi mbrojtës i Europës. Ai personifikon një epokë të lavdishme të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij, për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe të lirisë. Duke monumentalizuar Skënderbeun, kombi ynë takon heroin kombëtar, në të cilin janë mishëruar aspiratat e vlerat më të spikatura të tij dhe për këtë arsye, bëhet simbol i bashkimit kombëtar dhe i luftës së tyre të përbashkët.
Ismail Qemali, me aktin themelues të Pavarësisë së Shqipërisë, ndryshoi historinë politike të popullit shqiptar, duke ndikuar në riformatimin gjeopolitik të Ballkanit në përgjithësi. I ardhur nga një derë fisnike kombëtare, me kulturë shtetari të fituar në një perandori që ishte superfuqi pesëqindvjeçare, Ismail Qemali i priu kohës dhe koha e përjetësoi në rrënjët e kombit, në historinë monumentale të tij dhe në monumentet e ngritura për të.
Për të ardhur më afër në kohë, Mbreti Zog u bë një figurë madhore dhe qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian. Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor ai do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të potencialeve të vendit. I gjithë korpusi i legjislacionit shqiptar i ndërtuar nën kujdesin e tij, shënoi shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientoi zhvillimin e Shqipërisë për nga modelet europiane dhe potencialet demokratike.
Ahmet Zogu - Mbret i shqiptarëve, u thirr dhe iu përkushtua Shqipërisë në të gjitha momentet vendimtare historike të saj, duke filluar që nga shpallja e Pavarësisë dhe gjatë gjithë jetës së tij, të cilën e lidhi plotësisht me fatet e kombit.
Shteti i ndërtuar nga Mbreti Zog, e bëri krenar shqiptarin, të denjë për të paraqitur identitetin e tij në çdo vend të botës.
Sot, shqiptarët në të gjitha trojet kombëtare, gjithnjë e më shumë po i evokojnë vlerat, kontributet dhe arritjet e Mbretërisë Shqiptare. Ajo zgjati vetëm 11 vjet, por i la Shqipërisë një trashëgimi të pashlyeshme e cila, në shumë drejtime, është e paarritshme edhe sot.
Në njohje dhe vlerësim të personalitetit, kontributeve dhe trashëgimisë së tij historike e kombëtare, me 17 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, shteti Shqiptar me një ceremoni dinjitoze dhe madhështore ktheu eshtrat e Mbretit Zog në Atdhe, të cilat u vendosën në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore në Tiranë, duke përmbushur kështu një detyrim historik, patriotik, moral dhe human.
Ky akt përbënte rivendosjen në vend të historisë, jo vetëm ndaj një personi sikurse ishte Ahmet Zogu, por ndaj një epoke që mori emrin e tij e që lidhet me shtetformimin e Shqipërisë. Rivarrimi i tij pikërisht aty ku partizanët komunist hodhën në erë varrin e Nënës Mbretëreshë, përbënte njëherësh riafirmimin e mirënjohjes dhe humanizmit si vlera të patjetërsueshme kombëtare të shqiptarëve.
Sot është 96 vjetori i “Triumfit të Legalitetit”. Ahmet Zogu me karizmën e tij, me orientimin e qartë perëndimor, me dashurinë për kombin shqiptar, rivendosi shtetin ligjor, rendin dhe sigurinë më 24 dhjetor 1924, duke i rikthyer legjitimitetin qeverisë së atëhershme të dalë nga zgjedhjet e 27 dhjetorit të vitit 1923. Me këtë vepër, ai shpëtoi Shqipërinë nga zhvillime që mund ta humbisnin atë në vorbullat e turbullta dhe retë e zeza midis dy luftërave botërore.
Në vlerësim të kësaj date të rëndësishme historike dhe për ta bërë të plotë kuadrin jubilar të një shekulli me shtet kombëtar shqiptar, më 24 dhjetor 2012, në Bulevardin “Zogu I” u vendos monumenti i Ahmet Zogut si protagonisti kryesor i “Triumfit të Legalitetit”.
Me veprën e tij, Mbreti Zog lidhi historinë dhe veprën e Skënderbeut e të Ismail Qemalit për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar e shtetëror të shqiptarëve. Prandaj, monumentalizimi i tyre, ashtu si edhe i figurave të tjera që bënë historinë kombëtare, është në nderin, vullnetin dhe kulturën e kombit shqiptar, për të përjetësuar historinë, sepse një popull pa memorie, është një popull pa kujtesë dhe pa histori.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38