Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dragan Biseniç/ gazeta Danas
Paraqitjen e ish Sekretares së Shtetit Madlen Ollbrajt në seancën dëgjimore të Kongresit amerikan në lidhje me Kosovën, opinioni publik në Serbi e priti si sinjal dekurajues të politikës ballkanike të administratës së ardhshme amerikane të presidentit Joe Biden dhe si paralajmërim se ajo nuk ka për të patur mirëkuptim për interesat e Serbisë në masën që kishte presidenca e Donald Trampit.
Shqetësim të ngjashëm ngjalli edhe deklarata e Daniel Serverit se ajo (Madlen Ollbrajti) gjithsesi do të përfshihet në bisedimet e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë serbët për atë nëse Madlen Ollbrajti duhet përfshirë ose jo. Ajo do të përfshihet. Është ish sekretare e shtetit. Ka rëndësi vija e mendimit, jo edhe aq në partinë Demokrate, sesa në botën e ideve demokratike, atë pjesë të botës së demokratëve që mendon për politikën e jashtme Ajo është kryesuese e Komitetit kombëtar të Institutit Demokrat. Do të përfshihet. Nga ana tjetër është prej atyre që ka jetuar në Serbi, flet serbisht. Mendoj se duhet vlerësuar”, tha Serveri.
Sekretarja e Shtetit e cila është e famshme për koleksionin e saj të karficave për zbukurim, gjë për të cilën ka shkruar edhe një libër mjaft interesant, në opinionin publik të Serbisë merret më së shpeshti si simbol i të gjitha telasheve që kanë patur serbët në vitet 1990-të me Uashingtonin, përfshirë këtu edhe mendimin mjaft të parhapur se bombardimi i vitit 1999 ishte lufta e saj private.
Ko frikë megjithatë mund të jetë e pajustifikuar, sepse këtu është përfshirë Xhejms O’Brajeni, zëvendëspresident i kompanisë Ollbrajt Stonbrixh, i cili ishte një prej njerëzve kryesorë në politikën e Klintonit në Ballkan dhe ideatori i Shengenit të vogël, cili ka patur edhe pozita të larta në administratën e Obamës. Pikërisht O’Brajeni paralajmëron prani më të fuqishme, krahas këmbënguljes për integrime politike dhe ekonomike, por edhe demokratizim të rajonit.
Në fillim të muajit gusht të këtij viti, Xhejms O’Brajeni dhe Kameron Manteri, ish ambasadori amerikan në Serbi, morën pjesë në një konferencë në Beograd ku thanë: “Jemi dakord për demokratizim të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor. Do të ketë prani më të madhe amerikane në rajon. Bajdeni do të punojë për atë që e tërë politika në Ballkanin Perëndimor të jetë e koordinuar më shumë dhe më mirë, në ndryshim nga administrata e tanishme, ku ekzistojnë jokonseguenca të mëdha në politikën e jashtme”. O’Brajeni foli disa herë për integrimet ballkanike dhe dëmet që sjell fragmentizimi i rajonit. Pengesa më e madhe, sipas mendimit të tij, është grimcimi i rajonit.
“Ekzistojnë gjashtë ekonomi të ndryshme, gjashtë grupe kontrollesh kufitare, dhe rezultati i kësaj është lëvizja e rënduar e punëtorëve, shërbimeve dhe furnizimeve”, tha O’Brajeni. Si tregues të kësaj ai solli faktin që Banka Botërore në vitin 2019, ka deklaruar se koha e qëndrimit në pikat e kalimit kufitar në Ballkanin Perëndimor është pesë herë më e madhe sesa në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa kamionët çdo vit qëndrojnë nëpër pikat e kalimit kufitar në rajon gjithsejt rreth 26 milionë orë, ose pothuajse 3.000 vite.
Por, prania amerikane në Ballkan nuk do të jetë për t’ua bërë qejfin kamionisteve. Çështja e Kosovës dhe e Bosnjë e Hercetgovinës janë shumë më të rëndësishme sesa transformimet rajonale politike dhe të sigurisë.
Duke gjykuar nga javët e fundit, nëse përjashtohen çështjet e lidhura në mënyrë direkte me zgjedhjet, çështjet ballkanike kuotohen në mëmnyrë të papritur lart në programin e pjestarëve të Partisë demokrate dhe të pasuesve të administratës së Bidenit.
Interesimi për Ballkanin, në mënyrë të veçantë ai i demokratëve të Klintonit, mund të jetë i logjikshëm, sepse ngjarjet ballkanike kanë shenjuar qeverisjen e tij.
Kështu, me rastin e 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit u përgatitën dokumente analitike dhe u mbajtën konferenca me zyrtarë të lartë.
Këshilli i Europës për politikë të jashtme mbajti me 15 dhjetor një konferencë kushtuar Marrëveshjes së Dejtonit, disa ditë më parë u organizua seanca dëgjimore në Kongresin amerikan për Ballkanin që e drejtoi komngresmeni në largim e sipër Eliot Engell. Për këtë të fundit mund të supozohet se në njëfarë mënyre do të mbetet i përfshirë në politikën ballkanike të administratës së re.
Në të dy këto aktivitete folën personalitete drejtuese që simbolizonin politikën amerikane në Ballkan në vitet 1990-të.
Në konferencën e Këshilit të Europës foli presidenti Bill Klinton, ndërsa në serancën dëgjimore foli ish sekretarja amertikane e shtetit Madlen Ollbrajt.
Klintoni tha se rezultati më i rëndësishëm e veprimtarisë së tij politike si president i SHBA-ve ishte ajo që është arritur me fushatën e NATO-s dhe me bisedimet e mundimshme në Dejton.
Madlen Ollbrajti propozoi që strategjia amerikane duhet t’u mundësojë ndihmë shteteve në proceset reformuese, por ajo nënvizoi se janë problem liderët e korruptuar që shfrytëzonë temat kombëtare për të qëndruar në pushtet, ndërsa Kina dhe Rusia induktojnë destablitet, duke kërkuar hetime të kongresit për blerjen e armatimeve ruse nga ana e Serbisë dhe sanksione eventuale ndaj Serbisë për këtë.
Në të njejtën frymë është dokumenti që publikuan muajin e kaluar ekspertët e angazhuar nga qendra Woodrow Wilson e Uashingtonit, me titullin Fixing Dayton, në të cilin fajësohen elitat e korruptuara dhe kleptokrate etno-nacionaliste për mosfunksionimin e Bosnjë e Hercegovinës.
“Kleptokratët dhe elitat etrno-nacionaliste kanë manipuluar kushtet e Dejtonit në mënyrë që të rritin pushtetin e tyre për llogari të aftësisë së vendit”, ndërsa paqa, si arritja më e madhe e Dejtonit është robëruar gjithashtu nga këto elita. Në vende të tjera të këtij dokumenti, e njëjta gjë pohohet për ekonominë dhe sistemin e drejtësisë, ndërsa ata punojnë më shumë për të vjedhur institucionet sesa për t’i reformuar.
Por kjo nuk do të thotë së do të jetë pikërisht ky qëndrimi i administratrës së re.
Profesori i Universitetit Xhon Hopkins dhe ish nëpunësi i lartë i CIA-s me eksperiencë ballkanike, Dejvid Kanin e cilëson se Marrëveshjen e Dejtonit si “fitore diplomatike të Sllobodan Millosheviçit”. Duke nënvizuar se ajo është “një marrëveshje proserbe sepse krijoi entitetin funksional dhe të centralizuar Repubika Srpska, ndërsa entiteti tjetër është jofunksional dhe i ndërtuar keq, njëlloj si edhe i nstitucionet qendrore shtetërore”.
Perëndimorët pritën që Bosnjë e Hercegovina të bëhej multietnike dhe demokratike, se do të vendosej shteti i së drejtës dhe do të bëhej transparencë. Por nuk ndodhi asnjera prej tyre dhe as ka për të ndodhur, vlerëson Kanini. Duket se pikërisht për këtë nga njëra anë ekzistojnë përpjekje këmbëngulëse që marrëveshja të ndryshohet, ndërsa në anën tjetër, ata që përfaqësojnë Republikën Srpska dhe Millorad Dodiku që ajo të mbetet e njejtë si deri tani. Përpjekje të tilla “të njerëzve që flasin për ta kthyer kohën prapa se duhen përdorur përsëri kompetencat speciale të Përfaqësuesit të lartë të Bashkësisë ndërkombëtare dhe se amerikanët e europianët duhet të ndërhyjnë dhe të imponpohen më shumë, sepse njerëzit në Bosnjë e Hercegovinë nuk mund ta bëjnë vetë një gjë të tillë”, i konsideron, “të pashpresë dhe të prapambetur”.
“Nëse perëndimorët do të përzihen më shumë, do të ketë më shumë imponime, por nuk do të ketë zhvillim të shtetit qytetar”, nënvizon Kanini.
Në një kuptim më të gjërë, këto janë sinjale të qarta se Bideni do të vazhdojë me mbështetjen dhënë rendit ndërkombëtar liberal si bëri edhe presidenti demokrat paraardhës Barak Obama, te i cili trashëgimia ballkanike ishte pothuajse pikë qendrore.
Ndërhyrja humanitare nga arsenai ballkanik që realizuan dhe mbështetën demokratët e Klintonit dhe dialoguesi i tij kryesor Riçard Hollbruku, ishin një formë e re e politikës së jashtme të cilën shumë zyrtarë afër Obamës e kanë vlerësuar dhe respektuar.
Derek Shol në librin e tij “Lojë e gjatë- si e ripërcaktoi Obama Uashingtonin”, pohon se për gjeneratën e Obamës lufta në Kosovë në vitet 1998-1999 ishte pikënisje nëpërmjet të cilës Vietnami dhe Lufta e Ftohtë u hodhën në koshin e historisë, ndërsa Hollbruku ishte për ata njëfarë Ted Ruzvelti i shekulit 21, “diplomat që besonte se masa e vërtetë e forcës ushtarake mund të mundësojë dialogun”. Marrëveshja në Dejton e vitit 1995, ishte pasqyrë e marrëveshjes së vitit 1905 në Portsmuth me të cilën përfundoi lufta ruso-japoneze; të dyja luftërat u zhvilluan në territore matanë oqeanit, për u përmbyllën në truallin amerikan.
Ideologjia e Hollbrukut ka lënë një gjurmë të thellë, megjithëse ai vetë kurrë nuk pati mundësinë ta zbatojë nga lartësitë më të mëdha të diplomacisë dhe pozita e Sekretarit të shtetit megjithëse synoi pa u lodhur për atë post.
Ai është një prej pasuesve të parë dhe më të zjarrtë të zgjerimit të NATO-s, duke pohuar se po stabillizonte Europën Qendrore dhe Lindore dhe se nëpërmjet zgjerimit institucionet europiane, në mënyrë të veçantë BE-ja, do të krijonin një kuadër ekonomik dhe të sigurisë për Europën e bashkuar dhe demokratike.
Sholi në librin e tij, si puna e shumë pasuesve të zgjerimit ka vlerësuar tejet shumë rëndësinë e këtij zgjerimi për interesat amerikane dhe të SHBA-ve në tërësi.
Në artikullin e pubikuar në muajin prill-maj të vitit 1995 në Foreign Affairs, Hollbruku e përshkruante Amerikën si fuqi europiane dhe pohonte se mirëqënia e Europës Qendrore dhe Lindore është kyçe për begatinë dhe sigurinë amerikane. Ky pohim lindi menjëherë mendimin opozitar që pohonte se Amerika është “fuqi e jashtme që ka disa interesa europiane”. Duke marrë mbi vete sigurinë e “disa klientëve të vegjël europianë që kanë probleme me fqinjët dhe me Rusinë”, Amerika fiton mbingarkesë dhe jo përfitim për interesat e saj.
Për shkak të asaj se udhëheqja e partisë Demokrate pranoi tezën e Hollbrukut se SHBA-të janë fuqi europiane, nuk shkaktoi befasi fakti se ata dëshironin një aksion të vendosur në Bosnjë. Hollbruku këmbënguli se gjakderdhja po ndodhte në zemrën e Europës. Oponentët e tij e kritikonin se ky pohim “ishte i gabuar si në kuptimin e biologjisë po ashtu edhe të gjeografisë dhe historisë, sepse shumica e konsideronin Ballkanin si një infeksion në thoin e kembës dhe jo gjakderdhje në zemër të Europës”.
Studiues të tjerë shprehen se administrata e Bajdenit nuk duhet të injorojë periudhën që ka kaluar dhe ngjarjet që kanë ndodhur në Ballkan që nga përfundimi i luftërave, duke i qëndruar verbërisht trashëgimisë së dikurshme. Eksperti i njohur për Ballkanin nga Këshilli i Nju Jorkut për politikën e jashtme, Çarls Kapçan, mendon se Bajdeni nuk do të hedhë poshtë anën e mirë të trashëgimisë së Trampit. Ai thotë se edhe përkundër “paaftësisë autokratike të Trampit”, atë e kanë votuar rreth 73 milionë amerikanë, pra 10 milionë më shumë syresh se në vitin 2016 në këto zgjedhje janë shprehur se duan atë në krye të shtetit, gjë e cila vështirë se mund të cilësohet si dështim i politikës së Trampit. Ai kërkon “të mësohet nga era e Trampit dhe jo t’i kthehet shpina asaj”, sepse në të kundërt, do të tregohet se Bideni “është vetëm një devijim i përkohshëm nga ngashnjimi i gënjeshtërt i neoliberalizmit dhe autokracisë”.
Kapçani beson se Bideni do të zërë “një pozicion pragmatik” dhe jo pozicion ideologjik në politikën ballkanike dhe nuk ka për ta hedhur poshtë qëndrimin trampist, aq më shumë që marrëveshja e Uashingtonit është një arritje me rëndësi për raportet e reja në rajon.
*Perktheu per Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38