Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Altin Gjeta*
Ndërsa zgjedhjet e 25 prillit po afrohen, Partia Demokratike po shpalos shtyllat kryesore të programit të saj qeverisës, në qendër të të cilit duket qartë se është ekonomia. Siç kam pasur rastin ta theksoj edhe më parë, Shqipëria e post-viteve 90-të është dominuar nga narrativa antipolitike duke krijuar pika reference boshe në diskursin publik (p.sh anti-berishizmi, anti-komunizmi) me synimin e vetëm manipulimin e opinionit publik dhe ikjes së përgjegjësive për keq-qeverisjen dhe korrupsionin e ngritur në sistem, çka ka sjellë mandej polarizim të tejskajshëm social në vend dhe neveri të përgjithshme ndaj të gjithë palëve politike. Bash për këtë, gjykoj se të flasësh për program dhe të artikulosh ide politike alternative në një Shqipëri të zhytur në depresion ekonomik, moral dhe institucional, si dhe të marrë peng nga diskursi antipolitik populist i kryeministrit Rama, mbart farën e një fillimi të ri transformues dhe emancipues për vendin.
Gjatë dy mandateve si kryeministër zoti Rama ka ndërtuar dhe çimentuar një model ekonomik, i cili në terma praktik dhe teorik njihet si oligarki shtetërore, tipike për ish-republikat sovjetike. Në një model të tillë, aktori kryesor ekonomik është shteti. Kjo do të thotë se në një vend si Shqipëria, e cili pluskon në gjendje parademokratike, ku parimi i kontrollit dhe balancimit të pushteteve ka rënë, institucioni i zgjedhjeve është i deformuar dhe media e lirë është nën presion të vazhdueshëm, grupi apo grupet e interesit që kanë kapur shtetin kontrollojnë tërësisht ekonominë. Sipas këtij modeli shteti vendos nën kontroll të gjitha burimet ekonomike në vend dhe i shpërndan ato te klientët e vet në forma të ndryshme, si konçensione, liçensa ekskluzive apo kontrata afatgjata partneriteti publik-privat.
Nën qeverisjen e Ramës ky model oligarkik etatist është ngritur në sistem. Ndërsa Partia Socialiste propagandon se barra fiskale është rritur vetëm për të pasurit, në fakt taksat e drejtpërdrejta (taksa progresive mbi të ardhurat personale) dhe të tërthorta (taksa e qarkullimit, rritja e çmimit të energjisë, tatimi mbi fitimin e kompanive 15%, korrupsioni në administratën publike) tregojnë se barra reale fiskale është rritur në kurriz të shtresave më të dobëta të shoqërisë. Për pasojë, kjo jo vetëm që nuk e ka ngushtuar hendekun mes shtresës së pasur dhe shtresave të tjera të shoqërisë, por e ka zmadhuar atë duke goditur në mënyrë të veçantë shtresën e mesme e cila është edhe shtylla kurrizore e një shoqërie të lirë.
Pra, aplikimi i një filozofie të tillë puniste e cila pretendon se një grup burokratësh (të dëshmuar të paaftë dhe të korruptuar) në Tiranë dinë t’i shpenzojnë më mirë paratë e shqiptarëve në interesin publik, ka sjellë pasoja shkatërrimtare për vendin, si rritjen e pabarazisë, emigrimin masiv dhe ndërtimin e një ekonomie dembele, joprodhuese, që bazohet pothuajse krejtësisht tek buxheti i shtetit. Së fundi, çka është edhe më e rëndë në terma afatgjatë, ky model ekonomik ka gërryer hapsirën e lirisë në shoqërinë shqiptare. Sipas një raporti të fundit të OSCD-së, Shqipëria renditet në vendin e katërt në botë për emigrimin e krahut të kualifikuar të punës, çka tregon së pjesa më vitale dhe arsimuar e shoqërisë e ka pasur të pamundur të realizojë potencialin e saj këtu.
Përkundër këtij modeli, PD propozon një program qeverisës që mbështet atë çka Amartya Sen, nobelist në ekonomi, e ka quajtur ‘zhvillimi si liri’. Sipas Sen, zhvillimi ekonomik dhe liria janë dy komponentë përplotësues të lidhur pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën. Liria individuale (politike, civile, ekonomike) është themeli i zhvillimit ekonomik, ndërsa zhvillimi ekonomik zgjeron në mënyrë eksponenciale lirinë duke luftuar varfërinë, pabarazinë dhe pengesat objektive si sëmundjet, paaftësitë fizike që deprivojnë shumë njerëz nga ndjekja e një jete të mirë dhe të dinjitetshme.
Ndryshe nga PS, e cila në fakt nuk artikulon ide politike, por vetëm sulmon opozitën me retorikë populiste, programi i PD-së me taksën e sheshtë 9% dhe lehtësimin e tarifave, burokracive dhe taksave të tërthorta synon zgjerimin e hapsirës së lirisë individuale dhe nxitjen e sipërmarrjes duke u lënë më shumë para në xhep qytetarëve. Sipas kësaj filozofie, PD mendon se njerëzit dinë t’i shpenzojnë dhe investojnë më mirë paratë e tyre sesa një grup burokratësh apo politikanësh, sado vullnetmirë dhe të ditur të jenë ata. Sepse siç edhe Friedrich Hayek argumenton në librin ‘Kushtetua e Lirisë’, dija shkencore nuk është shumatore e të gjitha dijeve, dhe se informacioni mbi marrëdhëniet ekonomike është i shpërndarë në mënyrë horizontale te njerëzit e thjeshtë nga fshati më i largët deri në kryeqytet ku lartohen qiellgërvishtësit. Ky model ekonomik, i bazuar tek individi dhe liria ka potencialin ta shkëpusë shoqërinë shqiptare nga sindroma etatise sipas të cilës shteti duhet të kujdeset për jetën e tyre, model i cili ka prodhuar vetëm mjerim ekonomik dhe social që prej vitit 1944.
Programit ekonomik, PD i ka atashuar dy elementë të tjerë plotësues, arsimin dhe shëndetësinë, të cilat në gjykimin tim janë shumë të rëndësishme për suksesin e saj. Zoti Basha ka deklaruar se do të rrisë pagat për mjekët dhe infermierët dhe se paratë do të ndjekin pacientin, ndërsa për sa i përket arsimit, përveç rritjes së pagave për mësuesit dhe pedagogët, PD ka shpalosur një paketë mbështetje financiare ambicioze për nxënësit dhe studentët. Sigurisht, kjo ka një faturë financiare, e cila e bën që disa nga zotimet e zotit Basha të duken jorealiste. Mirëpo, eksperienca e vendeve të zhvilluara (vendet e BE-së, Japonia, tigrat e Azisë së Jugut) ka treguar se pa një shërbim të mirë shëndetësorë dhe sistem edukimi që i përgjigjet sfidave të kohës është shumë e vështirë të ndërtosh një ekonomi konkuruese dhe të diversifikuar. Adam Smith, babai i ekonomisë së lirë, e cilësonte edukimin masiv si një të mirë publike nga e cila përfiton e gjithë shoqëria, prandaj çfarëdolloj kostoje të ketë, arsimi duhet mbështetur, sepse një sistem shëndetësor dhe arsimor i mirë dhe gjithëpërfshirës forcon liritë themelore dhe krijon mundësi të barabarta për të gjithë.
Sigurisht, ky model ekonomik do të mbetej i paplotë nëse nuk do të mbështetet në një sistem politik demokratik i cili garanton liritë politike dhe të drejtat e njeriut. Sipas Amartya Sen, regjimet demokratike dhe zhvillimi ekonomik kanë treguar se mbështesin njëri-tjetrin sepse në një sistem demokratik qeverisësit kontrollohen në mënyrë të vazhdueshme nga publiku nëpërmjet zgjedhjeve të rregullta, mediave, gjykatave etj. Megjithatë, vijon ai, duhet të kuptojmë se asnjë model i tillë ekonomik dhe politik nuk garanton zhvillimin ekonomik në vetvete pa angazhim shoqëror. Por, një model ekonomik dhe politik që ka si synim zgjerimin e hapësirës së lirisë i krijon një shoqërie mundësitë (oportunitetet sociale) për zhvillim, mundësi të cilat ajo duhet të dijë si t’i shfrytëzojë. Kësioj, mendoj se është jetësore të kuptojmë se Lulzim Basha e ka ofruar një mundësi të tillë, të cilën shoqëria shqiptare do të duhet ta kapitalizojë dhe testojë duke e votuar PD-në në zgjedhjet e 25 prillit.
*Chevening fellow. Hulumtues pranë Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38