Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Naum Mara*
Fotomontazh/Exit.al
E ardhmja e kryeqytetit grek nuk duket shumë e sigurt. Ngrohja globale dhe vetë nxehtësia e qytetit mund ta bëjnë atë të papërshtatshëm për banim pas disa dhjetëvjeçarëve. Qysh tani, shumë banorë të Athinës kanë menduar të largohen nga qyteti për në zona me më shumë gjelbërim dhe freski. Ndoshta edhe në vendet e Europës veriore.
Çka binte menjëherë në sy, kur e vizitoje kryeqytetin grek ishte mungesa e parqeve të mëdha dhe dendësia e ndërtimeve. Elita greke pat bërë një gabim të rëndë ekonomiko-shoqëror në vitet ’80 dhe ‘90, duke përqëndruar të gjithë ekonominë e vendit në kryeqytet. Fryrja e administratës shtetërore ishte një tjetër arsye, që fshatrat dhe qytezat e vogla u braktisën dhe gjysma e popullsisë së Greqisë u përqendrua në Athinë.
I gjithë ky migrim u shoqërua me gabime të rënda urbanistike si zhvillimi i mikrorajoneve të reja pa sipërfaqe të mëdha të gjelbëruara dhe pa hapësira të tjera publike, që do ulnin dendësinë e ndërtimeve në qytet. Në këtë tejngjeshje të ndërtimeve ndikoi edhe rregulli urbanistik, që ndërtimet të mos kalonin lartësinë e 12 kateve. Thuajse në të gjitha lagjet, jo larg nga qendra e Athinës, parcelat që më parë kishin vetëm një shtëpi ose një vilë, u zevëndësuan gjatë viteve ’80 dhe ’90 me ndërtesa kolektive nga 6 deri 12 kate.
Tirana rrezikon të njëjtën gjë si kryeqyteti grek. Edhe pse popullsia e saj është larg asaj të Athinës, me zhvillimet e pakontrolluara ekonomike-urbanistike duket që pas disa viteve të ketë gjysmën e popullsisë së Shqipërisë. Janë të njëjtat dukuri që përsëriten. Përqendrimi i të gjitha pushteteve dhe institucioneve në kryeqytet, fryrja e administratës shtetërore, investimet publike me shumë diferencë nga ato që bëhen në qytetet e tjera.
Prej vitit 1998, nuk ka pasur një orientim urbanistik për të krijuar një qytet të shekullit XXI, por kanë vazhduar të jepen për ndërtime të larta sipërfaqet publike dhe vitet e fundit edhe shumë zona të Parkut të Madh të Liqenit Artificial. Tejnxehja është e dukshme në Tiranë për shkak të uljes së sipërfaqeve të gjelbërta dhe mbingarkesës në qarkullimin e mjeteve të transportit individual. Për më tepër nuk ka asnjë plan për të ndërtuar një metro për këtë qytet që priret të shkojë drejt 1 milion e më shumë banorësh.
Por, edhe kriteret më të mira urbanistike nëse vendosen për kryeqytetin, problemi kryesor mbetet politiko-ekonomik. Ka të bëjë në radhë të parë me decentralizimin e pushtetit dhe rritjen e kompetencave të pushteteve lokale. Por me ardhjen në fuqi të Partisë Socialiste në vitin 2013, procesi i decentralizimit, jo vetëm është ndalur, por janë aplikuar ligje dhe vendime që kanë shtuar centralizimin. Duket e pamundur që Rama dhe Veliaj e kompani të lëshojnë pe në këtë drejtim. Ndërtimet e vazhdueshme në Tiranë janë burimi kryesor i të ardhurave të tyre personale, si dhe i blerjes të zgjedhjeve. Ka të ngjarë të përsëriten edhe veprimet megalomane të organizimit të ngjarjeve të mëdha artistike dhe sportive, si ndodhi me aventurën greke të Lojërave Olimpike të vitit 2004. Eshtë i njëjti skenar.
Le të bëjmë gjëra të mëdha për të “rrejt miletin”, për të reklamuar gjenialitetin tonë dhe për të përfituar edhe personalisht nga investimet publike.
Tirana është ndër qytetet me ajrin më të ndotur në Europë. Eshtë e vështirë të gjesh studime serioze, të mbështetura në të dhëna të sakta statistikore, se sa ndikon cilësia e ajrit dhe rritja e temperatureës së kryeqytetit në sëmundjet kardio-vaskulare dhe ato të mushkërive. Por, fakt është që gjatë tre muajve të verës jeta në Tiranë bëhet gjithnjë dhe më e vështirë, veçanërisht për të moshuarit, që janë edhe shtresa e popullsisë më e varfër dhe e kanë të vështirë të “verojnë” larg kryeqytetit.
Mbetet sërish të shpresojmë te “ndërkombëtarët” dhe në detyrat që do na shtrojë së shpejti Brukseli për të na pranuar në familjen europiane. Ndoshta gabimet e bëra në Athinë ua kanë hapur sytë edhe burokratëve europianë për të frenuar korrupsionin dhe autokracinë, që janë arsyet kryesore të kthimit të qyteteve mesdhetare në vendbanime ku cilësia e jetës vazhdon të pësojë ulje.
*Autori është arkitekt dhe jeton në Kanada
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38