Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sa na kanë kushtur sulmet kibernetike dhe cilat hapa duhen për të ardhmen?
Elior Vila*
Siguria kibernetike është bërë një ndër çështjet më të rëndësishme në ditët e sotme duke prekur dhe ndikuar direkt, jo vetëm individët por edhe institucionet shtetërore, kompanitë, bizneset, organizatat e ndryshme etj. Ajo nuk është tashmë vetëm një çështje e brendshme e një shteti por duket që ka marrë përmasa globale, duke ndikuar madje edhe në marrëdhëniet midis shteteve. Nga statistikat dhe përllogaritjet e ndryshme në botë, del se humbjet apo dëmet nga sulmet kibernetike janë me miliarda dollarë në vit me një rritje që nuk njeh pengesa.
Për Shqipërinë nuk ka shifra zyrtare se sa kanë ndikuar sulmet kibernetike në humbjet në ekonomi për shkak të mos raportimit të tyre, ndoshta edhe të pamundësisë për të ndjekur trendin e këtyre sulmeve që konsiderohen krime kibernetike sipas ligjeve në fuqi. Të vetmet raste janë ato kur individët, kryesisht biznesmenë kanë raportuar se kanë rënë pre e sulmeve gjatë transaksioneve të biznesit me të huajt. Megjithatë, për shkak edhe të sulmeve Iraniane të vitit të kaluar, Shqipëria duhet domosdoshmërisht të ketë gatishmërinë për t’u përballur në të ardhmen me këto sulme kibernetike, të cilat sipas gjasave do të bëhen më të sofistikuara dhe me të shpeshta në të ardhmen.
Shtetet e rajonit dhe më gjerë kanë ndërtuar prej vitesh strategjinë e mbrojtjes kibernetike duke investuar në burime njerëzore dhe infrastrukture, për arsye se siguria kibernetike lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare. Vjedhja e të dhënave personale, të kompanive të biznesit, si edhe sulmet ndaj institucioneve shtetërore mund të prekin direkt aspekte specifike të sigurisë kombëtare që tek dëmet ekonomike apo paralizimin e shërbimeve online që ofrohen për institucionet e tjera dhe qytetaret. Identifikimi i problematikave më të rëndësishme dhe trajtimi rigoroz i tyre është hapi i parë në funksion të krijimit në të ardhmen të një strategjie mbrojtëse efikase dhe afatgjatë.
1. Mungesa e transparencës – nuk ka raportime zyrtare as nga individët (janë vetëm disa raste shumë të rralla) as nga institucionet e tjera si kompani, banka etj. mbi sulmet kibernetike dhe dëmin që ata mund të kenë shkaktuar. Nuk dihet nëse është e pamundur apo mungon vullneti për transparencë. Unë prirem t’i besoj të dytës dhe fakte të ndryshme e kanë treguar tashmë këtë gjë duke përmendur sulmin kibernetik në Korrik 2022 apo ndërhyrjet e brendshme në sistemin TIMS në Gusht 2023 si një cenim i rëndë i sigurisë. Sikur të mos ishin vetë Iranianet nëpërmjet kanaleve në Telegram që publikuan rezultatet e sulmit apo ndërhyrja e diplomateve të huaj ne rastin e TIMS, ndoshta opinioni publik nuk do të informohej asnjëherë mbi ekzistencën e këtyre problemeve. Domosdoshmëria për transparencë diktohet jo vetëm nga nevoja për statistika dhe ndërgjegjësimin për vëmendje ndaj sulmeve kibernetike, por edhe për vënien para përgjegjësisë së atyre që abuzojnë me pozicionet e punës në institucionet shtetërore duke u bërë jo zbatues të ligjit por të urdhrave të shefave partiake.
2. Mungesa e profesionistëve dhe ekspertëve të sigurisë kibernetike – ata që janë aktualisht joshen me paga disafish më të larta nga institucione dhe kompani private ndërsa pozicionet e tyre nëpër institucione shtetërore jo rrallëherë zihen nga militantë partiakë pa pasur arsimin dhe aftësitë e duhura në fushën e sigurisë kibernetike. Nisur nga këto probleme ka lindur në mënyrë urgjente nevoja për krijimin një bërthame ekspertësh që mund t’i përgjigjen sulmeve kibernetike në nivel kombëtar. Po ashtu janë të nevojshme investime në burime njerëzore dhe infrastrukture dhe përcaktimi një shpërblimi financiar të përshtatshëm.
3. Siguria kibernetike si fushë prioritare – ajo shihet akoma një fushë me prioritet të ulët ku individët dhe institucionet, qofshin shtetërore apo private akoma nuk janë ndërgjegjësuar mbi dëmet që mund t’ju shkaktohen nga sulmet kibernetike duke neglizhuar edhe rregullat baze mbi ruajtjen e të dhënave personale si edhe komunikimet me palët e tjera. Është shumë e rëndësishme të bëhet një ndërgjegjësim në nivel kombëtar mbi promovimin e rregullave baze të sigurisë brenda kompanive dhe monitorimin e tyre të vazhdueshëm. Kjo është një çështje kërkon një bashkëpunim të shume faktorëve duke u koordinuar me ato institucione përgjegjëse për sigurinë kibernetike.
Krijimi i një ambienti të sigurt kibernetik në të ardhmen kërkon trajtimin me urgjence të çështjeve të mësipërme, por para së gjithash duhet të ekzistoje vullneti për ta realizuar këtë. Nëse kjo nuk ndodh atëherë e ardhmja e sigurisë kibernetike nuk do të na servirë asgjë me shume sesa e sotmja zhgënjyese. Zhvillimi i teknologjisë duhet të ecë paralelisht me krijimin e strategjive efikase të mbrojtjes pasi mungesa e tyre do të shkaktojë një kosto të cilën për fat të keq e marrin vetëm përdoruesit, ndërsa politika qeverisëse do ta vazhdojë ta quajë revolucion dixhital, por në kurriz të shqiptarëve.
*Drejtues i Departamentit të Brain Gain dhe Ekselenca (Rrjeti i Brendshem) në Partinë Demokratike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38