Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Nuk ka nevojë të jesh demokrat, i djathtë, i pavarur apo vëzhgues syhollë dhe cinik i zhvillimeve politike të këtushme, për të kuptuar se zonja Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, disaherë shkon e bëhet bijë e teprimit.
Nuk e kam fjalën te protagonizmi, sepse ai është tashmë një vesvirtyt i kohës sonë, por te lloji dhe cilësia e tij. Sepse, protagonizmi, apo militimi në hapësirën publike, është i gjithëfarshëm. Mund të shfaqet si shqetësim për ndotjen mjedisore, kuriozitet për historinë e Shqipërisë, në formën e një kryqëzate për barazinë gjinore apo fushatë për moszhdukjen e Kalit të Qyqes nga malet e Veriut.
Zonja Ambasadore ka qenë aktore edhe në lamije të tilla, por mantelin e protagonistes e ka hedhur sidomos në ngjarje me ngjyrime politike. Shfaqja, ndoshta më brutalja, në skenën publike ka qenë 17 maji, dita kur qeveria me forca speciale përpara, si të ishte në Rripin e Gazës, shembi Teatrin Kombëtar, ushtroi forcë të shpërpjestuar dhe dhunoi disa aktivistë dhe gazetarë në proces.
Reagimi i Ambasadores ishte ‘mbjellja’ e një tufe me lule në Facebook-un e Ambasadës. Një ditë më vonë, po në atë medium, u hodh një foto dhe një falenderim (si rastësor) për një aktivitet të Policisë. Po t’i bashkosh të dy postimet ‘e pafajshme’ dhe t’i kontrastosh me ngjarjen te Teatri, përshkrimi mund të ecë vetëm nëpër dy shtigje: të naivitetit ose provokimit.
Yuri Kim i ka përdorur rrjetet sociale me intensitet, dhe jo pak herë për të dëshmuar afrimitet me eksponentë të qeverisë Rama, me deputetë, ministra etj. Në klimën e një polarizimi politik, si ajo në të cilën gjendet Shqipëria (e shkreta, është thuajse përherë aty, në fakt), ekskursione të tilla nuk mund të dekodohen ndryshe, veçse si shkujdesje ose teprime.
Të dy këto raste, edhe pse përzihen me politikën, kanë të bëjnë me publiken dhe u interesojnë më shumë fashave të ndryshme, se sa thjesht dy palëve kundërshtare. Me këtë dijeni, as nuk dua të bëj pjesë të argumentit të këtushëm rastin e ish-kryeministri Berisha. Interpretimi, sado logjik dhe i paanshëm i këtij rasti, do ta hidhte në erë shqetësimin parësor të këtyre radhëve. I cili nuk ka të bëjë se, kë do apo favorizon Yuri Kim si individ, apo qoftë edhe si Ambasadore, por si përthyhet Amerika në veprimet dhe mosveprimet e saj.
Si pjesë e këtij procesi, zonja Ambasadore, apo edhe të tjerët, duhet të kuptojnë se Amerika nuk është ekskluzivisht e ngulitur te stemat e institucioneve në Uashington, qofshin këto Departamenti i Shtetit apo Shtëpia e Bardhë. Ka patur raste, të pafat, kur këto stema e kanë dështuar Amerikën (failed America), por sërish emblema e Amerikës, ajo që shndrin edhe përtej burokracive të saj, dhe që lidhet drejtpërdrejt me shpirtin amerikan, ka mundur të dalë mbi këto ngecje të përkohshme.
Amerika nuk është një teknologji e përsosmërisë, ama ka të përsosur aftësinë dhe temperamentin e vetëkorrigjimit.
Është ky temperament që na e bën Amerikën të dashur dhe emblemën e saj republikane prijëse të ideve që kemi ne për republikën tonë. Ambasadorët e Uashingtonit me këtë njësi i masim, dhe nuk shohim te ta përsosmërinë, por si e përthyejnë ata Amerikën në një republikë bananesh si kjo e jona.
Ne jemi rritur gjatë në stinët e qesharakes dhe Amerikës i drejtohemi të parës, pikërisht se e konsiderojmë serioze. Kush na e zhbën këtë premisë ka punë, jo me ne, por me shqetësimin që buron prej prishjes së kornizës ku mbajmë modelin amerikan të guvernancës dhe qytetarisë.
Edhe dje, Ambasadorja Kim ka bërë lajm. Raportimet dhe interpretimet mediatike thonë se ajo është ngritur dhe ka dalë demonstrativisht nga konferenca e donatorëve, kur e ka marrë fjalën ish-ministri socialist Ilir Beqja. Nuk dihet saktë nëse këtë e ka bërë se ka patur zhvendosje të agjendës së konferencës, apo se është befasuar.
E kam fjalën për atë lloj befasie të cilën vetë ajo e ka futur në fjalorin publik, kur iu drejtua atyre që shprehnin mosmiratim për non grata-n kundër Berishës. “Mos bëni sikur jeni të habitur me akuzat për Berishën, sikur nuk e dinit”, pat thënë, pak a shumë, Ambasadorja.
Të njëjtën mungesë habie kemi të drejtë të ushtrojmë edhe në rastin e z. Beqja. Nëse edhe zonja Kim është komanduar nga habia për zgjedhjen e tij si koordinator i ndihmave të huaja për Shqipërinë, atëherë këtu kemi një zgjim.
Të parin në 2 vite. Herën ekskluzive kur Ambasadorja përdor një akt apo simbolikë që shkon ndesh qeverisë. Duke u takuar për herë të parë me maksimën e presidentit Reagan ‘qeveria është problemi’. Nëse në Amerikë, dhe nëse në kohët e Reagan, ka qenë kështu, imagjino këtu, imagjino këso kohe.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38