Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Veto në BE është parashikuar vetëm për raste të jashtëzakonshme, ndërsa tani është bërë rregull. Përse?
Augustin Palokaj/Jutarnji List
Para disa viteve një zyrtar i lartë i Bashkimit Europian u përpoq t’u shpjegonte gazetarëve traditën e vetos në procesin e vendimmarrjes. Nuk i’u desh ta shpjegonte procedurën sepse ajo është mjaft e qartë. Në shumë fusha në BE merren vendime unanime në Këshill. Ndryshimi i marrëveshjeve bazë, buxheti shumëvjeçar, politika e jashtme, zgjerimi dhe shumë të tjera. Në praktikë është e mjaftueshme që një prej shteteve antare të jetë kundër diçkaje dhe ajo menjëherë hidhet poshtë, pa marrë parasysh faktin nëse Komisioni Europian ka propozuar diçka, nëse të gjithë të tjerët kanë qënë dakord ose jo. Nuk ka rëndësi cili është ai shtet. Mund të jetë i madh ose i vogël, antar i vjetër ose i ri, nga Jugu apo nga Veriu. Në sistemin ku vendoset nëpërmjet vetos gjithnjë fiton ai që është kundër.
“E drejta e vetos ekzison për të mos u përdorur”, shpjegoi atëbotë ai zyrtari i lartë me një eksperiencë të madhe në bisedime të vështira mes shteteve antare në Këshillin e Bashkimit Europian. Pra, sipas tij, e drejta e vetos, është mjet që siguron që secili në BE të ndjehet i barabartë me të tjerët. Por në praktikë të gjithë janë të vetëdijshëm se kjo e drejtë nuk shfrytëzohet, përveçse në raste të jashtëzakonshme. Situata të tilla në BE deri tani nuk ka patur shumë. Por edhe Unioni ishte më i vogël, shtetet antare kishin liderë të vërtetë, politikanë që ishin të gatshëm të merrnin vendimet e duhura edhe atëherë kur e dinin se kjo nuk kishte për të patur jehonë të mirë në publikun e tyre dhe të cilët nuk frikësoheshin se mund të humbisnin ndonjë përqindje në ndonjëfarë zgjedhjesh.
Sot BE-ja është në një situatë krejt ndryshe. Gjithnjë e më pak liderë të vërtetë që të jenë të gatshëm të marrin mbi vete përgjegjësinë për ndonjë vendim të vështirë në interesin e përbashkët europian, nëse ky eventualisht do të mund të interpretohej si heqje dorë nga mbrojtja e interesave kombëtare. Nga ana tjetër, Unioni tashmë është më i madh, ka 27 antarë. Dihej se nuk kishte për të qenë e lehtë veprimtaria e një BE-je kaq të zgjeruar e kësisoj u ndërmorrën disa reforma të caktuara, por gjithsesi jo të plota. Me thellimin e ndasive në BE, parimi i solidaritetit po zhduket dalngadalë dhe ka gjithnjë e më shumë bllokime procedurash sepse shtetet vënë në përdorim të drejtën e vetos.
Dje Bullgaria bllokoi vendimin për pranimin e kuadrit të bisedimeve të BE-së mbi çeljen e bisedimeve me Maqedoninë. Shkaku është se Bullgaria mendon se Maqedonia nuk pranon të vërtetën historike, ose thënë ndryshe, historinë ashtu siç e sheh Bullgaria dhe kjo është, sipas Sofjes, kundër vlerave europiane dhe kundër parimeve të marërdhënieve të fqinjësisë së mirë. Nuk ka rëndësi fakti që Komisioni Europian mendon se Maqedonia është e gatshme që prej dhjetë vitesh të çelë bisedimet mbi antarsimin. Nuk ka rëndësi fakti se për këtë tani kanë rënë dakord të gjithë shtetet antare, përveç Bullgarisë.
Përse Bullgaria të mos bllokojë nëse e dëshiron një gjë të tillë. Përse Greqia, përshembull, kishte të drejtë që për vite të tëra ta bllokonte Maqedoninë, e tani Bullgaria nuk e paska këtë të drejtë. Përse Sllovenia mundi ta bllokojë Kroacinë, e Bullgaria nuk mund ta bllokojë Maqedoninë. Përse Franca mundej para dy viteve të bllokonte vendimin për Maqedoninë dhe Shqipërinë, e Bullgaria nuk mundet. Përse Qiproja mundi të bllokonte sanksionet kundër Bjellorusisë sepse deshte që në të njëjtin takim të miratoheshin edhe sanksionet kundër Turqisë.
Përse Hollanda dhe Franca mund ta bllokojnë Shqipërinë, e Bullgaria nuk mund ta bllokojë Maqedoninë. Sepse munden. Sepse edhe të tjerë kanë dhënë shembuj se munden. Në procesin e zgjerimit e vërteta është tërësisht kundër atyre që fliten në Bruksel. Në këtë proces shtete që janë në BE përpiqen ta përdorin veton në mënyrë që të zgjidhin disa konflikte bilaterale që kanë me ata që dëshirojnë antarsimin. “Ky nuk është vendi për zgjidhjen e konflikteve bilaterale”, flasin në BE, por që të gjithë e dinë se kjo thënie nuk është tërësisht e saktë.
Hungaria dhe Polonia kanë bllokuar miratimin e vendimeve mbi paketën financiare, më të madhen deri tani, e cila do të ndihmojë për daljen nga kriza që ka shkaktuar koronavirusi. Këto dy shtete e konsideruan veten si shënjestër e mundshme e kushtëzimit të parave të BE-së me respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës. Thirrjet e tipit “askush nuk duhet të ketë frikë nëse është i sigurt se respekton normat e shtetit të së drejtës” nuk kanë shumë domethënie. Sepse përherë mbetet frika nga ajo sesi do të vlerësohet ky qëllim. Shumë në Bruksel mendojnë se Hungaria tashmë i shkel këto parime, ndërsa kryeministri hungarez Viktor Orban mendon se është BE-ja ajo që shkel vlerat europiane, sepse, ndër të tjera, po i’a hap kufinjtë emigrantëve.
BE-ja nuk do të kishte dëme të mëdha nga një shtyrje tjetër e hapjes së bisedimeve me Maqedoninë. Vështirë të besohet se Gjermania, që kryeson Këshillin e BE-së, është realisht e interesuar që kjo të ndodhë. Apo që kryeministri bullgar Bojko Borisov na qënka kaq i fuqishëm sa t’i thotë “jo” Kancelares gjermane Anxhela Merkel e për këtë të mos ketë kurrfarë pasojash. Në të vërtetë shumica e shteteve antare do të jenë të lumtur për një vonese tjetër në procesin e zgjerimit. Kjo ka kohë që nuk është prioritet për BE-në.
Por bllokada e miratimit të paketave financiare, më të mëdhatë deri tani, e akoma më shumë arsyeja, është diçka që e kërcënon seriozisht BE-në. Kjo do të hapë përsëri çështjen e Europës me shumë shpejtësi, që të krijohen klubet e atyre që duan integrim më të thellë duke mos pritur të tjerët t’i ndjekin, por as duke mos u dhënë të drejtë të tjerëve t’i frenojnë të ecin përpara. E atëherë kjo nuk ka për të qenë më BE- ja që kemi njohur deri tani. Por do të duhet të realizohen reforma të vërteta të cilat do të hiqnin të drejtën e vetos në mënyrë që vendimet të merren më shpejt.
Por puna është se edhe vendimi për eleminimin e vetos duhet miratuar me një procedurë në të cilën ekziston e drejta e vetos.
Augustin Palokaj, Jutarnji List

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38