Flash News

KRYESORE

Operacioni anti-drogë, sekuestrohen 1 ton marijuanë në Greqi

Operacioni anti-drogë, sekuestrohen 1 ton marijuanë në Greqi

Policia greke po vazhdon operacionin anti-drogë në ishuj. Sipas mediave greke, deri më tani janë sekuestruar 1 ton marijuanë që ishte fshehur në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit.

Agjentët e policisë e gjetën drogën të fshehur në një shpellë në brendësi. Ndërkohë që sot në mëngjes policia greke kreu kontrolle në ishullin Skopelou në zonën e Sporadhës.

Mediat greke shkruajnë se agjentët dyshojnë se aty përveç lëndëve narkotike, ndodhen edhe trafikantë shqiptarë të drogës, të fshehur pas operacionit detar për goditjen e një rrjeti të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi.

Të fundit