Flash News

KRYESORE

Operacioni i anti-drogës greke; u kap me 205 kg kanabis, arrestohet 22 vjeçari shqiptar, në kërkim dy të tjerë

Policia greke në kuadër të një operacioni të zhvilluar në 6 gusht 2020, në Kinetta ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e 205 kilogramë kanabis.

Po ashtu, në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar, i cili ruante banesën në të cilën ndodhej malli.

Sipas ekipit të anti-drogës greke, sasia lëndës narkotike ishte fshehur në magazinën e një vilë luksoze, të cilën anëtarë të organizatës e kishin marrë me qera prej disa muajsh. Mësohet se, sasia e narkotikëve ishte e importuar nga Shqipëria dhe synohej të shpërndahej në tregun vendas.

Gjatë kontrollit në banesë u gjet edhe një pajisje paketimi, peshore elektronike për masa nga 10 gram – 50 kg, pajisje GPS, shumë karta SIM dhe disa celularë.

Shqiptari i arrestuar është në pritje për të dalë në Prokurorinë e Shkallës së Parë, në Athinë ku do të ndiqet edhe çështja kundër tij. Ndërkaq, në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë nga Shqipëria, anëtarë të së njëjtës organizatë.

Të fundit