Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza/ Politologu e sheh humbjen te ‘këshilltarët mizerabël’ të Bashës. Çfarë i mungoi fushatës së PD dhe pse Rama qëlloi në shenjë
Në një analizë për të përditshmen ‘Panorama’ politologu Blendi Kajsiu, pedagog në Universitetin e Bogota në Kolumbi, e sheh te mesazhi i paqartë ose i paduhur dhe te simbolika e përdorur për ta mbështetur atë, humbjen e Bashës. Indirekt ai fajëson këshilltarët e fushatës të Partisë Demokratike të cilët nuk mundën, apo nuk ditën, që të fomulonin mesazhin e duhur për Bashën.
Edhe para katër vjetësh kanë qenë këshilltarët e fushatës që janë fajësuar për humbjen. Ish-kryeministri Berisha i quajti ‘këshilltarët mizerabël të Bashës’. Akuza lidhej me vendimin e Bashës për të qenë në sintoni me Ramën, duke i përqendruar sulmet drejt LSI dhe Metës.
Më poshtë pjesët kryesore të analizës:
Një nga teoritë kryesore për të analizuar sjelljen e partive politike në një sistem bipolar si ky i yni, është Teoria e Votuesit të Mesëm (Median Voter Theorem), zhvilluar kryesisht nga Anthony Doëns.
Ndonëse teoria është komplekse, ideja bazë është shumë e thjeshtë: zgjedhjet i fiton ajo parti që pozicionohet më pranë qëndrimit të shumicës së votuesve. Votuesi i mesëm, një koncept teorik më shumë se një votues real, është thjesht pozicioni ku një parti tërheq shumicën e votave.
Një nga implikimet e teorisë është që për të fituar zgjedhjet, një kandidat apo parti politike duhet të theksojë dimensionin politik ku fiton shumicën e votave. Për këtë qëllim përdoren sondazhet dhe kjo është puna kryesore e firmave të konsulencës. Ato duhet të identifikojnë dhe theksojnë dimensionin ku fiton kandidati i tyre. Dimensionet politike nuk janë konstante, ato ndryshojnë.
Sot korrupsioni është një dimension dominues në sferën politike shqiptare, nesër mund të marrë rëndësi një tjetër dimension, si dhuna ndaj grave apo nacionalizmi. Në gjuhën gazetareske, dimensioni politik që dominon një parti apo kandidat është fabula që e ndihmon për të fituar shumicën e votave.
Pra, çdo kandidat duhet të ndërtojë një fabul (antikorrupsioni, nacionalizmi, demokracia, zhvillimi, integrimi etj.), që e ndihmon të fitojë shumicën elektorale. Fabula nuk ndërtohet thjesht me llafe, por me akte simbolike, me personazhe dhe veprime konkrete.
…Tani vijmë te zgjedhjet e 2021. Cila ishte fabula e opozitë? Që nuk kish një fabul të qartë duket që te slogani bosh i fushatës së opozitës “Bashkë për ndryshim: Shqipëria fiton”.
Në këtë slogan nuk përcaktohet qartë asnjë nga dimensionet kryesore të debatit politik shqiptar si demokracia, korrupsioni apo zhvillimi ekonomik. Krahasoni këtë slogan me atë të vitit 2005 të PD-së: “Me duar të pastra”, që përcakton qartë dimensionin antikorrupsionin. Ose me sloganin e PS-së, “Shqipëria e ardhmja jonë: s’ka kohë për pushim”, që identifikon qartë fabulën socialiste “Ne punojmë”.
Fabula e PD-së jo vetëm nuk ishte e qartë, por edhe kontradiktore. Është e vështirë t’i bindësh shqiptarët që po sjell ndryshim ndërsa u ofron po të njëjtat fytyra që i kanë lodhur përgjatë tranzicionit si: Meta, Berisha, Kryemadhi, Mediu apo Duka. Këtu natyrshëm lind pyetja, pse opozita nuk identifikoi qartë një dimension antikorrupsion, pro demokraci apo pro zhvillim, ndërkohë që shqiptarët ishin të lodhur me skandalet korruptive të qeverisë Rama, me mungesën e zhvillimit dhe të demokracisë?
Nuk e bëri sepse nuk tërhiqte shumicën e shqiptarëve në asnjërin prej këtyre dimensioneve. Në dimensionin antikorrupsion, asnjë nga skandalet kryesore të qeverisë Rama, si tenderi fantazmë i Unazës së Madhe apo lidhja e ministrit të Brendshëm, Tahiri, me trafikantë kanabisi, nuk tejkalonin skandalet e qeverisjes Berisha dhe Berisha – Meta, si Gërdeci apo video e 7% të Ilir Metës.
E thënë ndryshe në dimensionin antikorrupsion, oferta e opozitës me LSI nuk tërhiqte shumicën e elektoratit. E njëjta gjë ndodhte me dimensioni demokraci-autoritarizëm. Ndonëse opozita dhe analistët e saj denonconin Ramën si diktator, Putin dhe Erdogan, në qeverisjen e Ramës nuk u vra asnjë opozitar në protestë siç ndodhi në qeverisjen e Berishës, Metës dhe Bashës.
Krahasimi i Ramës me Erdoganin çalonte veçanërisht në këtë pikë. Ky i fundit është një familjar shembullor, një autokrat konservator që dhunon fizikisht opozitën dhe e përdor pushtetin për pasurimin e familjes, që nga djali deri te dhëndri, që janë përfshirë në shumë skandale dhe janë pasuruar tmerrësisht gjatë qeverisjes së tij. Në këtë aspekt, Erdogani është shumë më pranë Berishës se Ramës.
Së fundi, dimensioni i keqqeverisjes apo i zhvillimit ekonomik nuk i funksionoi opozitës sepse udhëheqësi i saj, Basha, nuk shfaqet në sondazhe si politikan më punëtor se Rama apo Veliaj. Ndërkohë që këta të fundit e shfrytëzuan Bashkinë e Tiranës për të krijuar imazhin e politikanit “punëshumë e fjalëpakë”, kjo nuk ndodhi me Bashën. Pra, edhe në këtë dimension opozita nuk tërhiqte shumicën e elektoratit.
Në këto kushte nuk është rastësi që fushata e opozitës u përqendrua te fabula “Luli, çun i mirë”. Në këtë dimension, “djali i mirë – djalë i keq”, Basha fitonte ndaj Ramës. Ishte i vetmi dimension ku Basha e dominonte Ramën. Sondazhet tregonin se perceptimi negativ ndaj Bashës ishte më i ulët se ndaj Ramës. E thënë ndryshe, shumica e qytetarëve e perceptonte Bashën si një politikan shumë më normal se Rama, që edhe ndër të vetët perceptohej si anormal.
Ishte strategjia më e mirë e mundshme, duke pasur parasysh se oferta e opozitës nuk dominonte asnjë nga dimensionet e tjera (korrupsioni, demokracia dhe qeverisja). Dhe, në fakt, filloi të jepte rezultate dhe t’i trembte socialistët që bashkë me analistët pranë tyre fabulës “Luli, çun i mirë” iu kundërpërgjigjën me fabulën “Rama, çun i vërtetë” dhe jo fals si Basha.
Megjithatë, fabula “Luli, çun i mirë” nuk funksionoi për dy arsye. Së pari, dimensioni “çun i mirë – çun i keq”, apo “normal–anormal”, nuk ishte dominant. Nuk ishte një aspekt që shqetësonte elektoratin aq sa korrupsioni, qeverisja apo demokracia.
Madje, për shumë qytetarë vetëm një anormal si Rama mund të bënte diçka në një vend anormal si Shqipëria. Së dyti, imazhi i Bashës si çun i mirë dhe normal binte ndesh me aktet dhe personazhet e opozitës.
Vrasja e militantit të PS-së nga PDja në Elbasan dhe thirrja për dhunë e kandidatëve si Xhelal Mziu apo e Presidentit Ilir Meta e hodhën në erë fabulën se Luli mund të sillte normalitet në politikën shqiptare. E thënë ndryshe, Luli ishte çun i mirë, por me shokë të këqij, sepse niveli i perceptimit negativ ndaj Berishës dhe Metës ishte tejet i lartë.
Pra, PD-ja nuk fitoi më shumë vota se PS-ja sepse i mungonte fabula. Socialistët dominuan në dimensionin e qeverisjes me fabulën “ne punojmë”, ndërkohë që nuk u rrezikuan seriozisht nga opozita as në dimensionin e korrupsionit dhe as në atë të demokracisë.
Ndërsa socialistët u thoshin shqiptarëve ne kemi bërë gabime dhe korrupsion, por punojmë dhe bëjmë diçka, opozita u thoshte ne ju ofrojmë Lulin që është çun i mirë. Që shumica gri nuk zgjodhi këtë të fundit, nuk është ndonjë çudi e madhe. Në këtë pikë, lexuesit opozitarë, pasi më kanë denoncuar si plehrë, ndyrësirë dhe zagar të Edi Ramës, me siguri do pyesin: pse nuk merrem me krimin dhe blerjen e votës? Sepse është një fabul që kurrë nuk do ta sjellë PD-në pushtet.
Të argumentosh se krimi, blerja e votës dhe kapja e shtetit nuk të lënë të fitosh, do të thotë të evitosh pyetjen: Pse duhet të vish në pushtet? Fatkeqësisht, fabula që opozita ndërtoi dje dhe që po zhvillon sot u thotë shqiptarëve se ajo duhej të ketë pushtetin, por nuk u shpjegon pse.
Një parti politike që ka tetë vite që si fabul kryesore ka ndërtuar historinë “ne na vjedhin votat”, e ka shumë të vështirë të tërheqë shumicën e votuesve. Votuesi gri që bën diferencën nuk mund t’i japë votën PD-së për sa kohë ajo e përdor hapësirën publike për të qarë hallin e saj më shumë se hallin e tyre.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38