Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Politiko.al
Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ish-kryetarin e kësaj force, Sali Berishën, e ka riformatuar skenën politike shqiptare. Jo vetëm PD, por edhe partia në pushtet, apo forca e tretë në vend Lëvizja Socialiste për Integrim, u futën në një process rikonceptimi të rolit të tyre dhe si do ta luajnë ata këtë pjesë të re. Apo, se si pjesa do të përcaktojë rrugëtimin e tyre politik në të tashmen dhe të ardhmen e afërt.
Kjo kthesë e (pa)pritur e ngjarjeve e ka mbushur kronikën politike me disa elementë të rinj, prania e të cilëve vijon më poshtë:
Sprova e lidershipit të Bashës: më në fund një luftë
Në kuptim politik, 'atvrasja' që L. Basha bëri mbrëmjen e 9 shtatorit është momenti i ngjizjes së profilit prej lideri të shefit të Partisë Demokratike. Edhe pse Berisha e përmend si ‘broken leader’ (lider të thyer) në disa dalje televizive të ditëve të fundit, vetë akti i përjashtimit të kryetarit po e ribën, si në lidership ashtu dhe në kurajë Lulzim Bashën. Simboliksht mund të thuhet se një ‘vrasje’ e tillë e madhe i mungonte bazamentit të lidershipit të Bashës. Rozafa e tij politike nuk kishte asnjë flijim te themelet. Spastrimi i partisë nga Topalli, Bode, Patozi, Imami, Bregu dhe më vonë Nishani, Kadilli, Ristani Bozdo, Harxhi e të tjerë, ishte vetëm një shfrim hakmarrës i shefit me vartësit apo bashkëpunëtorët. Përjashtimi i Berishës në anë tjetër ishte një prej nëntë detyrave herkuliane që një lideri i duhet të kryejë për ta merituar emrin.
Sigurisht, lëvizja e Bashës, në kuptimin e etikës njerëzore, mekanizmave statutorë apo respektit për procesin dhe procedurën ha shumë debat. Në strategji, perfiditeti (pabesia) e Bashës ndaj njeriut që e bëri është një vepër politike.
Edhe ata që e shajnë apo e kritikojnë, urrejnë te Basha pikërisht faktin se ishte ai që guxoi çka ata shpesh e kanë ëndërruar, por jo trimërua te vetja, ‘vrasjen’ e Berishës. Së jashtmi e shajnë, por së brendshmi kanë filluar, më në fund, ta marrin seriozisht dhe t’i tremben ‘Kill Bill 8’. Çfarë ka rëndësi pas kësaj është se si Basha e menaxhon flinë e tij politike.
Rikthimi i Berishës
Çdo veprim ka edhe një kundërveprim, dhe kjo ndodhi me Berishën pasi biri i tij politik e hodhi jashtë partisë që ai ia kishte dhuruar pasi e kishte ngritur me duart e veta të ashpra. Berisha nuk priti gjatë për të deklaruar mosmiratimin dhe u dha në ekranet e televizioneve që në minutat e para të konfliktit. Berisha filloi të fliste për pabesi, për pazar të pistë Rama-Basha. Më vonë ai artikuloi tezat e ‘broken leader’ (liderit të thyer) apo atij ‘të zakonshëm’ për të përzgjedhurin e tij të dikurshëm, Lulzim Basha. Ai bëri publike edhe disa pakënaqësi të kahershme të cilat, sipas tij, nuk i kishte shprehur më parë me qëllim mosdëmtimin e kryetarit të PD dhe, rrjedhimisht, Partisë Demokratike.
Berisha lajmëroi gjithashtu mbrëmjen e së martës edhe vendimin për të dalë në një tur takimesh me bazën demokrate.
Nuk kuptohet ende nëse ai është në fillim të procesit të rimarrje së PD, trusnisë me një kandiat tjetër të tij apo thjesht po luan ‘luftash’ me Bashën, për ta shtyrë atë drejt një pozicioni garancie në raport me veten.
Sidoqë të jetë, akti i Bashës i ka nxjerrë të gjithë xhindet nga shishja proverbiale e përrallës.
Marrdhënie të reja (fringo) ShBA-PD
Pa kaluar shumë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në Facebook për vendimin e Bashës duke e quajtur ‘të guximshëm’. Ajo që i interesonte Bashës dhe demokratëve ishte theksimi i faktit se, pas kësaj ShBA-të do të kishin 'marrdhënie të ngushta' me Partinë Demokratike dhe kryetarin Basha. Për një parti që kishte shkuar shumë afërë dizajnimit si organizatë e padëshiruar nga Departamenti i Shtetit, një ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2019, një intimitet i tillë do të thoshte shumë. Për një parti kryetari i së cilës nuk udhëtonte në Amerikë prej katër vitesh, dhe ish-kryetari i ishte shpallur persona non grata, deklarata e Rrugës së Elbasanit ishte një lehtësim kolosal. Sidomos ngushëllues bëhej ajo deklaratë për një parti që beson se të shtatë hiletë e Edi Ramës në zgjedhjet e 2017, dhe sidomos të 2021, mbrohen e sigurohen nga një trimëri e Ambasadës Amerikane dhe Departamentit të Shtetit. Tani demokratët nuk ndiheshin më si 'të njerkës' në marrdhëniet me njerëzit e perandorisë. Për këtë duhej falenderuar Yuri Kim, por sidomos Lulzim Basha, që e preu nyjën gordiane.
(Ri)pozicionimi i medias
Se çfarë mendojnë palët politike në Shqipëri nuk ka nevojë për deklarata të eksponentëve partiakë. Nëse ato mungojnë, për një arsye a një tjetër, duhet t’u drejtohesh mediave që përfaqësojnë korentet e grupimeve politike apo eskponentëve të tyre. Kështu, për të ditur dorën e Ramës apo preferencat e tij në lojën Basha-Berisha, mjafton të shohësh gazetat dhe portalet që mbështesin Qeverinë. Qartësisht ato janë rreshtuar me Bashën duke e thelluar anatemën për Berishën. Këtu mund të luajnë rol armiqësite e thella personale, rasti i Temës psh, por peshën më të madhe e ka agjenda. Domethënë çfarë i intereson Ramës dhe Qeverisë. Rënia e Berishës dihet mirë se është një pasion i vjetër i së majtës. Doktori është në bleun e hakmarrjes së Ramës dhe socialistëve që në fillim fare të tranzicionit. Fakti që atë po e vret biri i tij politik, dhe atyre u lejohet të festojnë me indiferencë dhe pa lodhje e zhurmë shton edhe një buzë në gaz në harenë e përgjithshme socialiste. Mos harro kurrë se Berisha u ‘fundos’ nën peshën e një frazeologjie komuniste ‘edhe bar hamë dhe nuk i përkulemi armikut’. Të majtët tani ëndërrojnë një varr politik për Berishën ku historia mbyllet me heshtje si të fijes së barit.
LSI shkon në drejtim të (pa)ditur
Non grata e Berishës e ka hedhur pluhurin e rënies së madhe edhe mbi ‘kioskën politike’ të LSI. E shndërruar në një skuadrilje partizane të llojit ‘ata ishin katër’, partia e Metës, që i kaloi fillimisht një petriti besnik dhe më pas bashkëshortes, nxori kuptimet e veta nga ‘gjama’e madhe e Doktorit. Më i pari prej të cilëve se, Mali me Gropa nuk është vendi më i keq për kufomat politike. Do të thotë, një përplasje me amerikanët mund të konceptohet nga konstrukti shpirtëror gegë i Berishës, por për këdo tjetër do të ishte një art i të pamundurës. Pa asgjë për të mbajtur mend veç ekzilit politik.
LSI-së i duhet të gjejë shtigje të reja ku të fusë lidershipin e tij dykrenësh, si shqiponja me duar që bën Ilir Meta kur luan ‘Bolivarin shqiptar’ në shkallët e Presidencës. Dalja e plotë në luftë e Berishës pas mosprapësimit amerikan ka zbutur Metën dhe Kryemadhin. Të dy tashmë janë më 'presidencialë' se kurrë, do të thotë personazhe politikë që preferojnë të flasin me heshtjen e tyre.
Me një PD që nuk u premton më plaçkë në planin elektoral, Meta dhe Kryemadhi, me ego dhe kërkesa të futura në ujë mund t’i kthehen familjes së madhe socialiste. Si të gjitha herët, historia në fillim shpaloset si tragjedi dhe përsëritet si farsë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38