Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Rezultatet PISA 2022/ Kronikë e paralajmëruar e rrënimit të arsimit parauniversitar!

Nga Dritan Sallaku
Rezultatet e edicionit 2022 të Programit Ndërkombëtar të Vlerësimit të Nxënësve, të publikuara më 5.12.2023, gjerësisht të njohura si PISA, ashtu si në mbarë botën, edhe në vendin tonë u pritën me interes nga prindërit, mësuesit, specialistët e arsimit dhe politkëbërësit. Të natyrshme ishin gjithashtu edhe zhgënjimi, shqetësimi dhe hera herës, zemërata që ata shfaqën dhe komentuan në thuajse të gjitha mediumet e komunikimit publik.
Shkak i këtij reagimi ishte nxjerrja në dritën e diellit e gjendjes tronditëse të sistemit tonë arsimor parauniversitar që treguan rezultatet e këtij programi vlerësimi, nga më prestigjozët për vërtetësinë dhe ekspertizën në këtë fushë. Raporti i këtij edicionit të PISA (2022), e përgjithësonte rënien e rezultateve të nxënësve shqiptar në Matematikë, Lexim dhe Shkenca, si “rënia më e fortë që u pa ndër 81 vendet pjesëmarrëse në PISA”
Vendi ynë ka tashmë disa edicione që merr pjesë në vlerësim dhe rezultatet paraqiten në tabelën më poshtë:
https://read.oecd-ilibrary.org/education/pisa-2022-results-volume-i_53f23881-en#page397
|
|
Matematike |
Lexim |
Shkenca |
|
2009 |
377 |
385 |
391 |
|
2012 |
394 |
394 |
397 |
|
2015 |
413 |
405 |
417 |
|
2018 |
437 |
405 |
417 |
|
2022 |
368 |
358 |
376 |
|
Tendenca në 10-vjecarin 2012-2022 |
-21 |
-35.1 |
-25.6 |
|
Krahasimi&Tendenca në 2018-2022 |
-69 pikë |
- 47 pikë |
-40.8 pikë |
Krahas rënies në treguesit e arritjeve shkollore të nxënësve tanë, raporti PISA 2022, volumi I dhe II, raporton edhe disa të dhëna për tregues të tjerë, si; “Pjesëmarrja në edukim”, “Klima e shkollës”, “Mirëqenia e nxënësve”, “Sensi i përkatësisë në shkollë”, “Performanca dhe statusi socio-ekonomik”, “Burimet për edukimin”, “Partenriteti i prindërve”, vlerësimi i të cilave përcaktohet gjithashtu si “I ulët” dhe “shumë i ulët” për vendin tonë, krahasuar me vendet e së njejtës fashë të statusit socio-ekonomik. Këta tregues kanë një rëndësi të veçantë dhe janë shumë informues për vlerësimin e përshtatshmërisë ose jo të mjedisit dhe klimës socio-ekonomike dhe kulturore në të cilën ofrohet shërbimi arsimor.
Të gjitha këto rezultate dhe analiza tregojnë së shërbimit tonë arsimor i mungojnë vizioni/filozofia drejtuese, investimet, incentivat, burimet dhe mbështetja profesionale e tyre e, ç`ka përbëjnë dhe arsyet pse edukimi, (një prej të mirave më të rëndësishme publike) është gjithnjë e më larg interesit, dobisë publike dhe nevojës urgjente që vendi dhe shoqëria jonë kanë për arsimin cilësor.
Përfshirja e sistemit tonë arsimor parauniversitar në krizë, e shpehur kjo në të gjitha aspektet e tij, si; burimet njerëzore, financiare, kurrikulare, kapacitetet dhe strukturat drejtuese e administruese lokale dhe qendrore të tij, kishte vite që artikulohej nga specialistët, organizatat dhe shoqatat që veprojnë për edukimin. Rezultatet e publikuara të PISA 2022, vetëm sa i konfirmuan këto zëra dhe i parashtruan publikut shqiptar, përmasën dhe shkallën e krizës së sistemit tonë arsimor paraunivesitar.
Tronditës është fakti, që debatit publik që shkaktoi rrokopuja e rezultateve të nxënësve tanë në PISA 2022, i munguan dhe i bishtnuan pikërisht institucionet, strukturat dhe autoritetet/individët, të cilët ligjërisht dhe publikisht përcaktohen si; institucione dhe autoritete përgjegjëse, të cilët për shërbimet dhe përgjegjësitë e tyre paguhen për arsimin e fëmijëve tanë, apo siç mallëngjyeshëm i përcaktonte një ish ministre e Rilindjes; “dritën e syve tanë”, kur u servirte të kështuquajturat “Reforma”, zhvillimi i të cilave sollën këtë gjëmë në arsimin shqiptar.
Rezultatet e PISA-s sipas kalendarit edicional të saj, u publikuan edhe në vitin 2018, ku rezultatet e nxënësve shqiptar tregonin disa zhvillime, sado minimaliste dhe që Kryeministri i Rilindjes, mori “dajren” dhe paturpësisht, mburrej dhe ja kumtonte popullit si, “drita që po dukej në fundin e tunelit” dhe si “frytet e para” të arritjeve dhe sukseseve që jepte reforma e; “Arsimit të gjeneratës tjetër”, që prej vitit 2013 po zbatohej nga “dy zyshat”.
(kliko video-n) https://www.youtube.com/ëatch?v=Bt6uqThi5xI https://m.youtube.com/watch?si=4-dT460NdLxV0I3v&v=Bt6uqThi5xI&feature=youtu.be
Ky reagim, përcaktohet si i paturpshëm, sepse, në asnjë çast të monologut të tij, nuk u tha fakti, lehtësisht i provueshëm, që nxënësit 15-vjeçar që u testuan në edicionin PISA 2018, ishin nxënës të arsimuar me kurrikulën dhe kontekstin e politikave arsimore që kishte hartuar qeveria paraardhëse, që asokohe drejtohej nga ish Kryeministri S.Berisha. Ndërkaq, për rezultatet e PISA 2022, nuk tha asnjë fjalë, apo aq më pak të kërkonte ndjesë publike, të merrte ndonjë përgjegjësi apo të prezantonte ndonjë plan masash.
Kjo sjelle nuk u pa në asnjë nga vendet që raportuan rënie në vlerësimin e arritjeve të nxënësve të tyre. Kështu, për rëniet që raportuan nxënësit gjerman, ministrat e landeve u mblodhën brenda 48 orëve nga dita e publikimit të raportit të PISA 2022 dhe menjëherë komunikuan drejtimet e ndërhyrjeve dhe akorduan buxhetet mbështetëse prej 20 miliard Euro. Kujtojmë, që sfidat e kontekstit gjerman të mësimdhënies nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin tonë, mjafton të theksojmë një të dhënë; 53% e nxënësve gjerman që u testuan në PISA 2022, nuk ishin me kombësi gjermane. Qeveria e Kosovës, nëpërmjet ministres së saj të arsimit, 24 orë pas publikimit të rezultateve, doli në zëdhënie publike për të shpjeguar Pse-të dhe shkaqet e rënies në renditje të nxënësve kosovarë, objektivitetin dhe sinqeritetin e të cilave u takon qytetarëve kosovarë ta vlerësojnë.
Ndërkohë, pothuajse pas 2 muajve, ministrja e arsimit e vendit tonë, shfaqet në publik dhe shpall “mufkën”, kësaj here të quajtur “Plani kombëtar i zhvillimit profesional të mësueseve”, i cili, ndër të tjera, shpreh tinëzisht mendimin dhe vlerësimin, se fajtorët e kësaj situate në arsim janë Mësuesit! Ky reagim, nëse mund të quhet i tillë, s`ka nevojë për koment, ai thjesht tregon shkëputjen me realitetin e nevojave të arsimit tonë dhe mjerimin profesional të trupës së administratorëve të këtij shërbimi. Duke e paraqitur këtë plan si “fazë të re të reformave në arsim”, zbatimi i të cilit do na sjellkësh “begatinë” në arsim, nuk do duhej kurrsesi të harrohej se reformat e deridjeshme të rilindjes, përfshi “reformën” e zhvillimit profesional, me të cilën mburreshin ministrat parardhës të saj, bënë që:
- Arritjet shkollore të nxënësve tanë, të jenë këto që raporton PISA 2022.
- Arsimi publik, prej viti 2013 të refuzohet masivisht nga djemt dhe vajzat tona, ku afro 100’000 prej tyre, ndërprenë shkollën dhe kanë lënë vendin! Vini re: arsimi publik parauniversitar refuzohet edhe nga vetë qeveritarët tanë, tek sa shikon që, asnjë prej fëmijëve të tyre, duke filluar nga K/ministri, ministrat, zëvendësat e tyre, sekretarët e përgjithshëm dhe drejtorët e kësaj administrate, nuk frekuentojnë shkollat publike, por zgjedhin shkollat private.
- Profesioni i mësuesit, refuzohet si kurrë më parë nga të rinjtë tanë. Pranimet në programet e studimi të mësuesisë për vitin aktual akademik, tregojnë për rrënimin e plotë që i kanoset një prej burimeve më të rëndësishme të këtij shërbimi; Burimeve njerëzore/trupa e mësimdhënësve të nesërm!.
|
Fusha/Lëndët |
Universiteti i Tiranës |
Universiteti “L. Gurakuqi”, Shkodër |
Universiteti “F.Noli”, Korçë |
Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan |
|
Arsim Fillor |
|
25 |
14 |
10 |
|
Matematikë |
18 |
8 |
|
|
|
Fizikë |
8 |
4 |
|
|
|
Matematikë/Fizikë |
|
|
3 |
6 |
|
Biologji |
47 |
|
|
|
|
Kimi |
5 |
|
|
|
|
Biologji/Kimi |
|
5 |
10 |
9 |
|
Gjuhë Letërsi |
119 |
9 |
11 |
|
|
Histori/Gjeografi |
|
8 |
10 |
13 |
|
Histori |
31 |
4 |
|
|
Kjo është situata në arsim sot! Pa konsideruar problemet dhe mungesat e bazës materialo-didaktike, teksteve mësimore, pajisjeve dhe logjistikave të ICT, kabineteve, laboratorëve, bibliotekave dhe infrastrukturave të tjera shkollore, që prodhojnë një pabarazi për fëmijët tanë, kudo në shqipëri, për aksesin e tyre në mësimdhënie dhe aq më pak të cilësisë së saj.
Ministrja Estoneze e arsimit, e vendit që për të dytin edicion radhazi të testimeve PISA renditet i pari në evropë, shprehte se çelësi i suksesit ishte: “Barazia e nxënësve në cilësi dhe Besimi tek Mësuesit”.
Të dalësh para shqiptarëve sot, pas 11 vjetësh që administron arsimin dhe të drejtosh gishtin e fajtorit tek mësuesit, në një kohë që ai përballet me: Pagën më të ulët në rajon; Pagën më të ulët në sektorin e brendshëm publik; Shantazhin për vendin e punës; Trysninë për orientimin politik; Talljet dhe lëmoshat elektorale; Pamundësinë e promovimit meritokratik në karrierë, si dhe Drejtuesit trutharë, parazitë dhe grabitqarë në krye, kjo nuk është më thjesht papërgjegjshmëri, por….! Kjo bën të mendosh që sistemi nuk ka rënë, por e kanë rrëzuar.
Në të gjithë këtë panoramë, mund të parashtrohet një pyetje; Përse, Përse e bëjnë? Cilido ka të drejtën të japë “sepse-të” e veta, por arsimi cilësor është kushti përcaktues për zhvillimin dhe begatimin e fëmijëve, familjeve dhe atdheut tonë. Po a ka shpresë? mund të jetë një tjetër pyetje, Po, ka shpresë reale! Ajo qendron në traditën tonë në arsim, në marrëdhënien që kanë familjet tona me edukimin, në fisnikërinë dhe profesionalizmin që ka trupa e mësimdhënësve tanë, tek talenti i fëmijëve tanë dhe ç`ka përbëjnë dhe garancinë dhe besimin se ndryshimi është i mundur.
Në rendin politko-shoqëror që jetojmë, sistemet, përfshi atë arsimor, janë të ekspozuara ndaj krizave, madje edhe mund të bien, por kurdoherë, jo pa qeveritë. Prandaj është emergjente që qytetarët tanë të ndërgjegjësohen dhe të aktivizojnë urtësinë dhe mençurinë e tyre të mirënjohur për të mos i lejuar vehtes; “të lahen dy, apo më shumë herë në të njetin lumë”.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24