
Flash News
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit

nga Lori E. Amy, studiuese*
Unë jam teoriciene e traumave dhe jo specialiste e trashëgimisë kulturore – dua ta bëj të qartë këtë që në fillim, për shkak se aktivizmi im gjatë viteve të fundit në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në Shqipëri buron nga kuptimi im se trashëgimia kulturore është e rëndësishme për të shëruar traumat kolektive nga të cilat po vuajnë sot si njerëzit ashtu dhe vendi.
Do të trajtoj këtu disa pika në lidhje me traumat kolektive që në gjykimin tim kanë nevojë që të shërohen, por, pikë së pari, dëshiroj t’ju jap disa shembuj se si trashëgimia kulturore e Shqipërisë mund të ndihmojë në këtë shërim.
Le t’ia nisim me qendrën historike të Tiranës. Në harkun e disa qindra metrave, trashëgimia juaj e pasur dëshmon për Perandorinë Bizantine dhe atë Osmane, si edhe për kapërcyellin e shekullit të njëzet dhe për periudhën e modernitetit. Ky është një thesar i paçmuar, që qëndron i fshehur, edhe pse në dritën e diellit – 700 vjet që përbëjnë një kronikë të ngritjes dhe rënies së Perandorive, të shekujve të evoluimit njerëzor të arkivuara në arkitekturën e qendrës së një qyteti... Një pjesë tepër e madhe e së cilës është rrafshuar me buldozerë dhe vendin e së cilës e kanë zënë ndërtime të reja, kështu që është veçanërisht urgjente që vendi të konservojë atë çka ka mbetur dhe të rindërtojë atë çfarë mund të rindërtohet. Kjo trashëgimi na sjellë në kujtesë se shqiptarët nuk janë thjesht një gjë e vetme – brenda kulturës dhe identitetit shqiptar rrojnë historitë e pasura të Lindjes dhe të Perëndimit, rrojnë pjesët më të mira të botëve të shumta të konservuara në një popull të vetëm.
Por, sigurisht, ju jeni shqiptarë – në sytë tuaj, 700 vjet s’janë asgjë, janë pikëza më e vogël në horizontin e pafund të kohës, që nga parahistoria e deri në kohën e sotme, gjatë së cilës stërgjyshërit tuaj kanë populluar këtë tokë. Vendbanimet neolite të zbuluara së fundmi në Lin datojnë 8,000 vjet më parë. Që nga parahistoria dhe përgjatë ngritjes së Perandorisë Romake, trashëgimia shqiptare përbën një kronikë të evolucionit të europianëve. Fjala vjen, ekspertët e trashëgimisë janë gëzuar pa masë nga rezultatet e gërmimeve të kohëve të fundit në Orikum, që përbën dhe pjesën e humbur të analizës historike të fushatës së Jul Çezarit në Luftën e Madhe Civile Romake. Në vitin 49 p.e.s., Çezari zbarkoi me trupat e tij në Gjirin e Palasës – sot një investim strategjik i Bankës Botërore që ka marrë në mbrojtje mjedisore atë zonë dhe e ka shndërruar atë në “Bregun e Gjelbërt” - dhe udhëhoqi trupat e tij në Qafën e Llogarasë për të ndërmarrë një sulm të befasishëm mbi forcat e Pompeit në Orikum.
Pak kohë mbasi Çezari doli fitimtar në atë luftë civile, pushtimi romak e rrënoi Shqipërinë; qytete të tëra u rrafshuan, 150,000 ilirë u shitën si skllevër. Dhe megjithatë – dhe megjithatë, ilirët u ngritën prapë në këmbë dhe i dhanë Romës disa prej perandorëve të saj më të famshëm. Dhe pikërisht këtu trashëgimia kulturore na tregon një mënyrë se si të shërojmë plagët, dhe si të restaurojmë pejzat sociale: trashëgimia kulturore hedh dritë mbi kompleksitetin e historisë dhe të identitetit shqiptar, një kompleksitet ky që refuzon kategorizime të thjeshtëzuara. Vuajtja e madhe përgjatë viteve të sendërtimit të perandorive bashkëjeton krah për krah me një reziliencë të jashtëzakonshme, me një aftësi për t’u ringritur në këmbë. Sitet e trashëgimisë suaj dëshmojnë për shumë jetë të ndryshme, për shumë kohë të ndryshme, dhe ky kompleksitet është ajo çfarë e ka shtyrë Mike Galaty-n – një arkeolog ky punën e të cilit mund ta kujtoni nga Lugina e Shalës – të thotë se shqiptarët kanë një vend unik në historinë e ndërtimit të kombit... një vend që ofron kuptime të rëndësishme për momentin ku ne e gjejmë veten në historinë tonë bashkëkohore.
Ne gjendemi në një kapërcyell evolucionar, kur ngrohja globale po na shtrëngon që të rivlerësojmë rrugët që na kanë sjellë ne në këtë humnerë. Ndërkohë që ka shumë shqiptarë që bien me lehtësi në kurthin e të menduarit se mbërritja e tyre e vonë në modernitet është dështim, Galaty e sheh trashëgiminë e shqiptarëve si një aset për evoluimin e species sonë njerëzore. Të gjitha format kulturore të njerëzimit janë në proces ndryshimi – betonit dhe çelikut, që aktualisht po gllabërojnë qytetet tona dhe po e kthejnë botën në një planet të pabanueshëm, u ka kaluar tashmë vakti. Është pikërisht ky fakt – pra, që Shqipëria është e vonuar në këto forma që u ka kaluar vakti - që, paradoksalisht, e bën këtë vend një pasqyrë të vyer për ri-përfytyrimin e të ardhmeve në të cilat lloji njerëzor mund të mbijetojë në këtë epokë të ndryshimit të klimës.
Por, ajo çfarë është më imediate për popullin dhe vendin, rigjetja e vlerës pozitive të trashëgimisë së shqiptarëve mund ndihmojë në shërimin e një pjese të plagëve më të infektuara që e kanë paralizuar vendin – plagët e persekutimit komunist, mbi të cilat janë shtresëzuar traumat e tranzicionit, si dhe braktisja normative që i ka bërë këto plagë edhe më të rënda, si dhe ka përjetësuar ciklet e të lënduarit.
Struktura e terrorizmit shtetëror nën regjimin komunist nuk është dokumentuar asnjëherë në mënyrë të shteruar, dhe asnjë qeveri nuk ka marrë ndonjëherë përgjegjësinë për pasojat e dhunës shtetërore. Lidhur me këtë pikë kam shkruar gjerë e gjatë në shkrime të tjera, kështu që këtu do të mjaftohem me një fjali vetme: tjetri “armik” ishte themeli mbi të cilën u sendërtua e gjithë ngrehina e dhunës shtetërore. “Armiku i shtetit”, “armiku i popullit” – çdo zë disident, çdo kritikë intelektuale, çdo fjalë e sinqertë e shqiptuar me dëshirën për të çbërë padrejtësitë, për të vënë në vend drejtësinë, për të kapërcyer kufijtë e asaj çka “është”, dhe për të imagjinuar se çfarë mund të ishte e ardhmja – çdo zë i vetëm që etiketohej sfidë ndaj strukturave ekzistuese të pushtetit përkufizohej si armik, syrgjynosej në fshat apo në miniera, dërgohej në internim, burgosej, vritej. Shteti e ruante pushtetin e vet duke i bërë shqiptarët që “të hanin kokën e njëri tjetrit” – dhe kjo plagë - nga më tinëzaret, nga më të infektuarat, nga më vdekjeprurëset - vazhdon të lëngojë edhe sot e kësaj dite.
Mbi këtë traumë themeltare janë shtresëzuar traumat e tranzicionit – terapia e shokut, bandat dhe mafia të cilave iu dha jetë kjo politikë shkatërrimtare, si dhe oligarkët që ngritën krye prej këtyre të fundit dhe sot janë bërë padronë të vendit – jo, oligarkët as që nuk mund të quhen padronë të vendit, oligarkët thjesht po ia pinë gjakun vendit deri në frymën e fundit.
Të dyja këto trauma – pra, trauma themeltare e dhunës shtetërore që i shtyn shqiptarët “të hajnë kokën e njëri tjetrit”, dhe traumat e tranzicionit – vazhdojnë sot e kësaj dite, pasi ne kemi dështuar që t’iu rikthehemi plagëve të persekutimit komunist, si dhe që t’i pastrojmë e t’i kurojmë ato. Kjo në vetvete është një plagë e tretë, plaga e braktisjes normative. Braktisja normative ndodh kur viktimat e njw dhune – tw pranishwm kwtu me ne, teksa kwrkojnw qw ajo qw ata kanw vuajtur tw njihet e tw pranohet – injorohen, lihen mwnjanw, ndwrsa vuajtja e tyre mohohet. Kjo është një dhunë e dytë, një dhunë madje edhe më e rëndë se trauma fillestare nga e cila ata kanë vuajtur. Qindra njerëz që kam intervistuar dhe të cilët më kanë folur për vitet e tyre në kampet e internimit dhe në burgjet e regjimit më kanë pohuar se më e rëndë se sa burgosja, se uria, se torturat – madje edhe më e rëndë se sa tmerret që ata kanë përjetuar në internime e në burgje – ka qenë kur i quanin “armiku i shtetit” apo “armiku i popullit”, dhe kur shmangeshin si nga familjarët dhe fqinjët, ashtu dhe nga ata që dikur i njihnin si miq. Ishte, sikurse ma kanë shpjeguar vetë ata, si të kishe vdekur – si të ishe i vdekur i pakallur, i flakur tutje, i dëbuar, i shpërfillur.
Plaga e persekutimit komunist, e ndërtuar mbi krijimin e tjetrit armik, është kaq e thellë, kaq e kudogjendur, saqë madje edhe lëvizja për të shpëtuar Teatrin Kombëtar nuk arriti që të mbronte veten prej saj. Ju e mbani mend se, në verën e vitit 2020, lëvizja ishte ndarë në tre fraksione të ndryshme. Kjo është e pashmangshme – plagët që nuk shërohen, tekembramja do të hapen sërish.
Por edhe në këto kushte – madje edhe teksa këto plagë mbajnë ende të gjymtuar psikën e vendit - lëvizja e teatrit u ngrit në lartësinë e heroizmit kombëtar. Ishte një arritje e madhe që, për rreth dy vjet, qytetarë nga çdo fushë e jetës dhe nga sfera të ndryshme sociale u bënë bashkë për të ndaluar zhvillimin e paligjshëm dhe për të ruajtur Teatrin Kombëtar me vlera të pamasa historike. Por madje edhe përtej kësaj arritjeje të paprecedentë dhe të jashtëzakonshme, kur më 26 nëntor 2019 tërmeti goditi Shqipërinë, lëvizja e Teatrit Kombëtar u ngrit – dhe mobilizoi vendin për t’u ngritur – duke u vënë në lëvizje në ndihmë viktimave. Qytetarët e Sheshit të Teatrit ishin të parët që reaguan, ishin ata që dhanë të parët ndihmën e tyre dhe të cilët shërbyen si frymëzim, si garanci, dhe si zotim për të gjithë vendin. Në gjykimin tim, nuk e ekzagjerojmë kur themi se ky është heroizëm kombëtar.
Shqiptarët që unë njoh nuk janë një gjë e vetme – absolutisht jo një gjë e thjeshtëzuar, e përkufizuar lehtë, dhe as kjo apo ajo. Ata janë “si kjo... ashtu dhe jo...”. Ata janë mjeshtra të adaptimit dhe kokëfortë – kryeneçë dhe të paepur. Në disa pjesë të tyre ata janë të traumatizuar, në pjesë të tjera ata janë të gjallë në mënyrën më të hareshme. Si popull, shqiptarët nuk janë thjesht myslimanë apo katolikë apo ortodoksë, por janë të gjitha bashkë dhe gjithçka. Rigjetja e vlerave pozitive të trashëgimisë kulturore iu lejon shqiptarëve që të rilidhin të gjitha këto pjesë mrekullueshëm të ndryshme – të rilidhin, dhe të duan përzemërsisht çdo pjesë që njerëzit kanë kaluar përgjatë mijëra viteve të evoluimit njerëzor. Gjithçka – bukurinë, heroizmin, reziliencën, aftësinë ripërtëritëse, si edhe dhimbjen, vuajtjen, dhe tradhëtitë.
Rigjetja e kësaj trashëgimie, konservimi dhe restaurimi i saj, të kremtuarit dhe të çmuarit e saj - këto janë akte dashurie. Dhe, fundja fundit, dashuria është e vetmja gjë që ka për të na shëruar.
Ne jemi në një çast evoluimi në historinë njerëzore. Më lëjoni ta them shkoqur: në një planet tashmë më të ngrohtë edhe se sa ç’e kanë paralajmëruar edhe skenarët më katastrofikë, lloji ynë, në mënyrë që të mbijetojë, do të duhet të evoluojë. Qytetet tona të së ardhmes – sikurse po na e tregon vala e të nxehtit që ka pushtuar sot Europën – do të kenë nevojë për marrëdhënie të ndryshme me tokën, me mjedisin, me energjinë. Dhe kjo do të kërkojë që NE të evoluojmë marrëdhënie të ndryshme – marrëdhënie bashkëpunimi, marrëdhenie dhembshurie, marrëdhenie përzemërsie – me njëri tjetrin. Teksa ne ripërfytyrojmë veten tonë me qëllimin për të imagjinuar të ardhmet tona, trashëgimia kulturore e Shqipërisë ofron një portë për në të kaluarën parahistorike të Europës nëpërmjet së cilës ne mund të imagjinojmë forma dhe marrëdhënie të reja për të ardhmet tona që gjallnojnë nga jeta dhe begatia.
Lutem që të gjithë ne të tregohemi të denjë për një sfidë të tillë.
Ju uroj dashuri dhe dritë!
*Pjese te ketij shkrimi u lexuan dje ne takimin me teme "Trashëgimia ne rrezik" te eksperteve te fushes, gazetareve dhe aktivisteve me kryetarin e PD, Sali Berisha
Të fundit


Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52
Leo XIV kremton Meshën e Parë si Papë
9 Maj 2025, 11:42

Denoncon Spaho: Kandidati i PS në Pogradec jep 100 mijë lekë për votën
9 Maj 2025, 11:27
Mustafaj: Krenar për fushatën e denjë të PD
9 Maj 2025, 11:22
Dështon sërish konstituimi, Kosova ende pa Kuvend të ri
9 Maj 2025, 11:06





"Vota nuk ka çmim", ambasada e SHBA në Tiranë 'shuplakë' Ramës
9 Maj 2025, 10:06

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01
