Flash News

KRYESORE

Opozita e bashkuar në festën e SHBA. Tri arsyet e mungesës së Ramës

Në rezidencën e Ambasadës amerikane në Tiranë është zhvilluar 243 vjetori i Pavarësisë së SHBA.

Ra në sy mungesa e kryeministrit Edi Rama. Mbetet të konfirmohet nëse kreu i qeverisë ka pasur ndonjë axhende tjetër, ka munguar ftesa për të, apo mos-prania ka qenë zgjidhje e tij.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pa gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e ish-deputetit të PD-së, Besnik Mustafaj ndërsa e pranishme ishte edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

I pranishëm, gjithashtu ishte edhe kreu i shtetit, Ilir Meta, që u fotografua nën shoqërinë e kreu të parlamentit, Gramoz Ruçi.

Të fundit